Lajme
Fauci i kërkon Kinës të dhënat mjekësore të shkencëtarëve në laboratorin e Wuhanit
Eksperti i lartë amerikan i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci, i ka bërë thirrje Kinës që të lëshojë të dhënat mjekësore të nëntë personave, sëmundjet e të cilëve mund të sigurojnë të dhëna të rëndësishme nëse COVID-19 u shfaq për herë të parë si një “rrjedhje” nga një laborator, raportoi Financial Times të enjten.
“Unë do të doja të shihja regjistrat mjekësorë të tre personave që raportohet se ishin sëmurë në vitin 2019. A u sëmurën ata vërtet dhe nëse po, me çfarë u sëmurën?”, është shprehur Fauci.
Origjina e virusit po diskutohet shumë, me agjencitë e inteligjencës amerikane që ende ekzaminojnë raportet se studiuesit në një laborator kinez të virologjisë në Wuhan ishin të sëmurë rëndë në 2019, një muaj para se të raportoheshin rastet e para COVID-19.
Sidoqoftë, shkencëtarët dhe zyrtarët kinezë vazhdimisht kanë hedhur poshtë hipotezën e daljes së virusit nga një laborator, duke thënë se virusi mund të ketë qarkulluar në rajone të tjera para se të godiste Wuhan dhe madje mund të ketë hyrë në Kinë përmes dërgesave të importuara të ushqimeve të ngrira ose tregtisë.
Financial Times raportoi se Fauci vazhdon të besojë se virusi u transmetua për herë të parë tek njerëzit përmes kafshëve, duke theksuar se edhe nëse studiuesit e laboratorit do të kishin COVID-19, ata mund të kishin marrë sëmundjen nga popullata e gjerë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?