Bota
Xhamitë nëpër botë mbulohen me lule, shpërndahen mesazhe paqeje
Lule janë lënë pranë një xhamie në kryeqytetin e Zelandës së Re, Wellington. Njerëzit e mbledhur para kësaj xhamie kanë shkruar me shkumës në trotuare mesazhe mbështetëse për myslimanët.
Skena të njëjta ka pasur edhe në qytetin më të madh të këtij shteti, Auckland. Mbështetja për këtë komunitet ka qenë aq e madhe, saqë njerëzit që janë mbledhur pranë xhamive nuk kanë pasur vend ku t’i parkojnë veturat e tyre. Në letrat e lëna pranë luleve shihen mesazhet “Ju duam”, “Jemi një” dhe “Të ndryshuar përgjithmonë”, transmeton AlsatM, përcjell albinfo.ch.
Reagime emocionale ka pasur edhe në Australi, ku në shumë xhami janë vendosur lule. Philip Dalidakis, politikan australian, e ka ofruar mbështetjen e tij për myslimanët përmes një oferte. Ai ka thënë se do t’i shoqërojë gjatë rrugës drejt xhamive të gjithë ata që frikësohen për të shkuar vetë atje.
Mesazhe mbështetëse për myslimanët janë dhënë edhe në Britani të Madhe dhe Kanada. Shumë njerëz i kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për ta ofruar publikisht përkrahjen e tyre për komunitetin mysliman në vendet ku jetojnë, shkruan “The Guardian”.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














