Autotech
Youtube është zyrtarisht në lojën e NFT-së
Është konfirmuar se YouTube ka vënë “veglat” e reja për krijuesit e videopërmbajtjeve, përfshirë opsionin për monetarizimin e videove të shkurtra (YouTube Shorts), “e-commerce” dhe “vegla” që YouTuberëve u mundëson shitjen e përmbajtjes së tyre si NFT.
Drejtoresha ekzekutive e YouTube, Susan Vuchicky, më herët kishte informuar se platforma po shqyrton eksperimentimin me NFT.
“Gjithmonë jemi të fokusuar në zgjerimin e ekosistemit të YouTube, me qëllim që t’u ndihmojnë krijuesve të shfrytëzojnë teknologjinë e re, përfshirë atë si NFT-ja, derisa po vazhdojnë të forcojmë dhe të avancojmë përvojën e krijuesve dhe adhuruesve të YouTube”, pati shkruar ajo.
YouTube nuk është e vetmja që po implementon NFT-në. Twitter në janar prezantoi funksionin NFT që u mundëson përdoruesve të kenë fotografi profili NFT, kurse Meta gjithashtu po shqyrton mundësinë e futjes së NFT-së në platformat e saj Facebook dhe Instagram.
Disa YouTuber tashmë kanë shitur videot e tyre origjinale sikur NFT. Në prill të vitit të kaluar, Kara Kaningem (më herët e njohur si Kris Kroker) shiti videon e saj kult “Leave Britney Alone” si NFT për më shumë se 41 mijë dollarë.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Reforma e re shëndetësore shqetëson mjekët Mjekët në Zvicër kanë shprehur shqetësim për një reformë të re që parashikon vendosjen e një... -
Aargau po shndërrohet në qendrën kryesore të trafikut të kokainës në Zvicër -
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti?













