Shqipëria
Zaev: Më kanë thënë se do të më likuidojnë!
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në një intervistë për radio “Antena M” ka thënë se ka marrë informacione nga analistë rreth tij se është e mundshme ta likuidojnë.
Deklarata e Zaevit lidhet me ndikimin rus në rajon, duke bërë krahasimin mes Maqedonisë dhe Malit të Zi, përcjell albinfo.ch.
“Disa analistë më kanë thënë se tash është radha juaj. Nëse duhet të ndodh kjo, le të ndodh, unë kam pranuar të jem kryeministër i shtetit tim dhe vendit tim i duhet lider, jam i gatshëm të sjell vendime që i presin qytetarët, edhe në çmim të asaj që do të ndodhë”, u shpreh në Zaev në lidhje me ndikimin rus në Maqedoni, shkruan “Telegrafi Maqedoni”.
Zaev shtoi se në takime me diplomatë rusë, ai merr sugjerime që mos anëtarësohet Maqedonia në NATO.
“Ata kanë interesat e tyre, ne si Maqedoni i kemi interesat tona dhe ne do të anëtarësohemi në NATO”, përfundon Zaev.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje Bllokimet e trafikut po ndodhin më shpesh, zgjasin më shumë dhe janë më pak të parashikueshme... -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër?












