Lajme
Zaev optimist: shpejt do të zgjidhet kriza në Maqedoni
Socialdemokrati Zoran Zaev pret zgjidhjen e shejt të kryeparlamentarit të ri, ndërsa tha se nuk është kundër që në këtë pozitë të votohet ndonjë shqiptar
Lideri opozitar në Maqedoni, Zoran Zaev i LSDM-së, është shprehur optimist se gjatë ditëve në vijim do të ketë zhvillime pozitive për zgjidhjen e krizës në vend. Sipas tij për normalizimin e situatës nuk do të nevojitet ndonjë plan B, edhe pse nuk dha detaje nëse do të ketë marrëveshje me partitë tjera politike.
Zaev pret që së shpejti të mblidhet Kuvendi dhe të zgjidhet kryeparlamentari i ri ndërsa tha se nuk është kundër që në këtë pozitë të vjen ndonjë deputetë shqiptarë.
“Unë shpresoj të mos ketë nevojë për plan B. Pra, pres që të realizohet plan A. Qëllimi ishte që të marrim mandat dhe të hyjnë në bisedimet edhe për kryetarin e Kuvendit dhe ne do mundohemi që këto ditë të arrijmë marrëveshje për kreun e Kuvendit për të vënë në funksion Parlamentin e Maqedonisë që ai të punojë”, deklaroi Zaev.
Ndërkaq me letrën e presidentit Gjorgje Ivanov drejtuar liderëve botëror, Zaev tha se është ndjerë i turpëruar.
Nëse merr mandatin, tha se dyert e qeverisë së tij do të jenë të hapura për të gjitha partitë shqiptare. Ai u shpreh kundër mbajtjes së zgjedhjeve të reja ndërsa u shpreh i bindur se në rast të një procesi të ri elektoral ai do të fitonte bindshëm.
“Nëse tanin hapim opsionin e zgjedhjeve dhe shkojmë në votime do të kemi prapë situatë kur do të dal para presidentit Ivanov me mbi 70 deputetë. E di këtë. Po bie mbështetja e VMRO-DPMNE-së, askush nuk dëshiron tension dhe arsye banale që dikush di mbrojë krimet e tij dhe pasurinë e tij “, deklaroi Zaev raporton AlsatM.
Në emisionin “Rruga Drejt…”, kreu social-demokrat tha se vendimi Ivanovit për të mos ia dorëzuar mandatin dhe retorika nacionaliste e VMRO-DPMNE-së në këtë situatë të ndjeshme rrezikon vendin dhe ka për qëllim të mbrojë krimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevskit.
Ai ftoi qytetarët të jenë të qetë dhe tha se për avancimin e të drejtave të shqiptarëve nuk do të ketë nevojë të ndryshohet Kushtetuta ndërsa një gjë e tillë nuk cenon sovranitetin e vendit.
“Qëllimi ynë në këto bisedime nuk është që qytetarët e ndonjë bashkësie etnike t’i bëjmë të veçantë apo special. Qëllimi ynë është që t’i bëjmë të ndjehen të njëjtë dhe ta ndjenë njësoj Republikën e Maqedonisë si mëmëdhe dhe atdhe njësoj për të gjithë”, u shpreh Zaev, i cili në zgjedhjet e fundit mori votat e rreth 70 mijë shqiptarëve.
E-Diaspora
-
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike Producentë të huaj eksplorojnë Kosovën si mundësi për projekte filmike... -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar -
Luan Durmishi në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision 2026 -
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel
Jeta në Zvicër
-
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” Reperi i njohur me rrënjë shqiptare Arbër Rama, i njohur me emrin artistik EAZ, ka shprehur... -
Tren përplaset me një veturë në Winterthur -
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel -
Komiteti do të propozojë ndalimin e piroteknikës në hapësirat publike -
Pronari i barit do të lirohet nga paraburgimi me 200.000 franga garanci











