Bota
Zbulohen parukeritë që punonin në bodrume
Kishin qenë banorët aty pranë ata që kishin njoftuar policinë për sjellje të dyshimta
Ishte një ditë e keqe për ata që kishin menduar të prisnin flokët, në këto kohë kufizimesh kundër përhapjes së koronavirusit, pasi policia zbuloi dy parukeri të paligjshme në Gjermaninë Jugore.
“Klientët u kapën në bodrumet e dy ndërtesave në Miltenberg, pasi policia ishte futur në këto parukeri, aktualisht të ndaluara pas masave antikoronavirus”, tha një zëdhënës i policisë.
“Të dy parukeritë nëntokësore ishin pajisur me mjete profesionale”, shtoi ai.
Dy persona kishin qenë në pritje për një prerje flokësh në Elsenfeld, ndërsa oficerët kapën një person tjetër të ulur në karrigen e parukierit në Moemlingen, transmeton ATSH.
Kishin qenë banorët aty pranë ata që kishin njoftuar policinë për sjellje të dyshimta.
Të tre personat janë duke u hetuar nën dyshimin e shkeljes së legjislacionit të kontrollit të sëmundjes gjatë pandemisë, përcjell albinfo.ch.
Prokurorët po shqyrtojnë nëse parukierët kanë një biznes të regjistruar apo ajo.
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
Dogana gjermane sekuestron 117 kilogramë marihuanë që kaluan përmes Zvicrës Dogana gjermane sekuestroi 17 kuti kartoni nga Zvicra ... -
Temperaturat e larta mbushin lumenjtë e Zvicrës me mijëra qytetarë -
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë -
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit












