Lajme

Sa është pasuria e Ronaldos dhe Messit

Janë dy futbollistët më të mirë në botë, dhe po ashtu konkurrencë sipas tifozëve ata kanë edhe jashtë futbollit.

Së fundmi janë bërë disa matje nga Forbes për pasurinë e tyre dhe sipas këtyre matjeve sa i përketë pasurisë del që më i pasur është futbollisti i Barcelonës, Lionel Messi.

Messi në vitin e kaluar ishte futbollisti më i paguar me 92 milionë dollarë, mirëpo më keq nuk ishte as Ronaldo, i cili kishte fituar plot 65 milionë dollarë.

Të dy futbollistët kanë kontrata me markat më të famshme botërore, kurse edhe veturat e tyre janë po ashtu luksoze.

Messi ka një Ferrari, Maserati dhe disa të tjera, kurse Ronaldo ka Rolls Royce Cullinan, Bugati, Lamborghini dhe po ashtu disa lloje të Ferrarit, shkruan lajmi.net, përcjell albinfo.ch.