Shqipëria
Zbulohet se kush do e marrë me koncesion Aeroportin e Vlorës?!
Rama në fjalën e tij përmendi faktin se për ndërtimin e aeroportit në qytetin bregdetar kanë nisur të shkruajnë edhe mediat italiane
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vlorë, ku tha se ka gati projektin për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.
Rama në fjalën e tij përmendi faktin se për ndërtimin e aeroportit në qytetin bregdetar kanë nisur të shkruajnë edhe mediat italiane.
Por, çfarë shkruajnë mediat italiane për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës dhe kush pritet që ta marrë atë me koncesion për 35 vjet?
Shkrimi i gazetës italiane “Coerriere Della Serra” për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës:
Aeroporti i Pulias ka shprehur interes dhe drita jeshile për këtë mund të jepet gjatë së mërkurës në Fiera del Levante pas një takimi me përfaqësuesit e kompanisë dhe atij që i hap rrugë projektit, kryeministrit Edi Rama.
Aeroporti i Pulias synon ndërkombëtarizimin duke krijuar një filial të ri. Gazeta shkruan se kompania ka një plan investimi në aeroportin e Vlorës.
“Corriere” thotë se në fillim të verës, qeveria shqiptare ndërpreu negociatat me një konsorcium të kompanive turke (të formuara nga tre kompanitë Cengiz, Kalyon dhe Kolin Construction) që duhej të ndërtonte dhe menaxhonte aeroportin. Negociatat u ndërprenë pasi nuk u gjet marrëveshja për mbulimin e shpenzimeve për fillimin e projektit.
Për këtë arsye, u hap një tender ndërkombëtar për ndërtimin e infrastrukturës me fonde qeveritare dhe ndërkombëtare, ndërsa menaxhimi do të bëhet nga një koncesionar për një periudhë prej 35 vjetësh, procedurë që ndiqet nga kompania shqiptare Albcontrol.
Gazeta shkruan se në nivel teknik, projekti tashmë është formuluar dhe qëllimi është që të arrihen 2-3 milionë pasagjerë në vit, duke shtuar se kompania italiane ka shprehur interes në fillim të shtatorit. Vlerësimi në themel të propozimit nuk është vetëm i një natyre operative.
Aeroporti i Puglias ka fituar eksperiencë specifike për investimet në infrastrukturë (ka ndërtuar terminalet e reja ajrore në Bari dhe Brindisi) dhe në negociatat me kompanitë ajrore për menaxhimin e trafikut të linjave. Por kjo nuk është e gjitha: ekziston edhe komponenti i Mbrojtjes Civile (aeroporti Foggia) dhe industria e hapësirës ajrore (Grottaglie).
Aeroporti i Puglias ka nënshkruar një kontratë me një grup bankash për një kredi deri në 65 milion euro për rritjen e biznesit percjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Promovohet në Cyrih platforma “Putpuri”, nga Prishtina Të premten, më 5 prill, platforma botuese e pavarur dhe nisma bashkëpunuese ndërmjet Prishtinës dhe Cyrihut,...
-
Më 7 prill, edicioni i tretë i panairit të librit shqip në SHBA
-
‘Vallja kosovare’ jehon në Universitetin e Gjenevës (Video)
-
Iu gjet drogë në shtëpi, arrestohet shqiptari në këtë shtet
-
Në aeroportin e Bazelit anulohet fluturimi për në Prishtinë, mërgimtarët ankohen
Jeta në Zvicër
-
Besnik Berisha garon në zgjedhjet lokale të Luganos Zvicra po vazhdon të konsiderohet si vendi që pasqyron shembullin më të mirë të integrimit të...
-
Frangu zviceran po dobësohet kundrejt euros
-
Bislimi e Jashari nuk pritet të përzgjidhen nga Zvicra për Evropian
-
Filmi “LAST EXIT” po vazhdon xhirimet ne Zvicër
-
Ku janë restorantet ‘më të mira’ në Zvicër?