Lajme
Zelanda e Re, vendi i parë që ka mposhtur koronavirusin
Zelanda e Re ka deklaruar të hënën se ka eliminuar koronavirusin, ndërsa vendi njoftoi lehtësimin e masave kufizuese nga niveli katër në nivelin tre.
Numri i të infektuarve gjithashtu jep shenja shprese. Gjatë konferencës për shtyp të kësaj të hëne, për përditësimin e shifrave të rastet e reja me COVID-19, Zelanda e Re raportoi 1 rast të ri, katër të mundshme dhe një vdekje nga sëmundja infektive.
Edhe pse kryeministrja Jacinda Ardren deklaroi se virusi është “eliminuar” për momentin, zyrtarët kanë bërë thirrje për kujdes, duke thënë se numri i plotë i rasteve të reja nuk është zhdukur plotësisht.
Nga e marta, qeveria e Zelandës së Re ka vendosur të rihapë disa aktivitete jothelbësore të biznesit, kujdesit shëndetësor dhe arsimor. Shtetasve u është kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin bashkëveprimet sociale.
“Ne po hapim ekonominë, por nuk po hapim jetën shoqërore”, tha Ardern në konferencën e përditshme të qeverisë.
Deri më tani, Zelanda e Re ka raportuar më pak se 1.469 raste me COVID-19, 19 kanë humbur jetën ndërsa 1.180 janë rikuperuar prej sëmundjes infektive.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave Rastet e grave të gjurmuara në shtëpi nga ngacmuesit janë në rritje - Sipas zyrave të... -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti? -
Energjia bërthamore do të ishte e dobishme për ekonominë zvicerane -
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji













