Lajme

Zelensky thotë se çfarëdo bisedimesh me Rusinë, duhet t’i paraprijë armëpushimi

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se çfarëdo bisedimesh me Rusinë duhet të fillojnë me armëpushim, pasi ka akuzuar Perëndimin për mospërfshirje të mjaftueshme në bisedimet për paqe.

Zelensky theksoi se ekipet negociatore të Ukrainës dhe Rusisë kanë filluar të diskutojnë për tema konkrete.

Presidenti i Ukrainës është i bindur se disa qyteza të vendit të tij më nuk ekzistojnë, si pasojë e sulmeve të pandërprera të ushtrisë ruse.

Madje ai ka kritikuar ashpër NATO-n për mungesë trimërie për çështjen e Ukrainës.