Shqipëria

Zgjaten edhe me 3 muaj hetimet për dosjen “Tahiri”

Grupi i prokurorëve që ka në hetim dosjen “Tahiri” pas një takimi që patën sot për këtë çështje, morën vendim për të shtyrë edhe për tre muaj hetimet ndaj ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri.

Ata thanë se afati i hetimeve nga zgjatja e fundit përfundon më 17 janar 2019, përcjell albinfo.ch.

Hetuesit kanë administruar deri më tani përgjigjet e letër-porosive të mbërritura nga Greqia, Italia dhe Mal të Zi, por thanë se po presin edhe përgjigjen e një letër-porosie që është dërguar së fundi në Itali.

Në këto vende, Tahiri ka kryer disa lëvizje me disa nga personat që janë në të njëjtën dosje hetimore me të.

Ndaj ish-ministrit, Prokuroria po zhvillon edhe një hetim pasuror, pas dyshimeve se një pjesë e pasurisë së tij është produkt i aktiviteteve kriminale.