Lajme
Zgjedhjet serbe kalojnë në qetësi
Votimet nën asistencën e OSBE-së, po mbahen edhe në Kosovë, ndërsa gjatë gjithë procesit, sipas Policisë së Kosovës, nuk është shënuar asnjë incident
Serbët kosovarë që kanë edhe nënshtetësinë e Serbisë, po vazhdojnë të votojnë për zgjedhjet e parakohshme serbe. Votimet nën asistencën e OSBE-së, po mbahen edhe në Kosovë, ndërsa gjatë gjithë procesit, sipas Policisë së Kosovës, nuk është shënuar asnjë incident elektoral.
Sipas njoftimeve zyrtare, misioni i OSBE-së në Kosovë ka hapur dhjetë qendra për grumbullimin e votave, kryesisht nëpër lokalitete ku banojnë serbët. Këto qendra, me 15 degë, janë hapur në të gjitha komunat e Kosovës.
“Të gjitha qendrat dhe degët e tyre kanë nisur punën në orën 7:00. Në këtë proces janë të angazhuar rreth 400 pjesëtarë të misionit të OSBE-së”, kështu ka deklaruar zëdhënësi i OSBE-së për Kosovë, Nikola Gaon.
OSBE-ja, me përcjellje të policisë, ka sjell materialin zgjedhor nga Serbia në Kosovë dhe me përfundimin e votimeve, do ta kthejë atë në Vranjë dhe Rashkë për numërim.
Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Besim Hoti ka thënë se gjendja e sigurisë në komunat e veriut është e qetë. “Sa i takon aspektit të sigurisë, mund të themi se situata është tërësisht e qetë. Është një ditë e rëndomtë pune”, ka deklaruar Hoti.
Të shtunën, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se Serbia nuk ka mundur të organizojë zgjedhje në Kosovë, porse serbët e Kosovës kanë të drejtë të votojnë.
“Me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, qytetarët e Kosovës kanë të drejtë në dynënshtetësi dhe kjo e drejtë duhet të respektohet, pa kurrfarë dallimesh”, deklaroi Thaçi.
Ndryshe në këtë zgjedhje po marrin pjesë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës. Por, edhe kësaj here shqiptaret janë të ndarë, PVD e Riza Halmit po merr pjesë, ndërsa të gjitha partitë tjera e kanë kundërshtuar procesin zgjedhor serb.
Në Preshevë të drejtën për të votuar e kanë 35.743 qytetarë, në Bujanoc 40.607 qytetarë dhe në Medvegjë 10.028 qytetarë. Liderët e Luginës se Preshevës daljen në këto zgjedhje serbe e arsyetojnë për interesa të popullatës për një perspektivë më të mirë.
Ndryshe, në Serbi sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, që konsiderohen të rëndësishme për këtë shtet, i cili ka nisur negociata për BE. Zgjedhjet i ka kërkuar partia më e madhe serbe, ajo e presidentit Tomislav Nikoliq (SNS), për të konfirmuar besueshmërinë e popullit në bisedimet me Kosovës, por edhe për integrim në BE.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike












