Kosova

‘Zgjoi’ një hap afër ‘Oscarit’, hyn në rrethin e ngushtë të nominimeve

Një lajm i mirë vjen pēr kinematografinë e Kosovës. Filmi kosovar ‘Zgjoi’ që tashmë ka thyer rekordet e shikueshmërisë nëpër kinema është fare pranë çmimit të madh botëror të kinematografisë ‘Oscar’.

I njohur ndërkombëtarisht dhe shpërblyer me shumë çmime ndërkombëtare, ‘Hive’ në regji të Blerta Bashollit dhe frymëzuar nga historia e mbijetesës e ngadhnjimit mbi dhimbjen e Fahrie Hotit dhe grave të Krushës, ka hyrë në listën e ngushtë në mesin e 14 filmave tjerë për çmimin si filmi më i mirë.

Se si do të rrjedh më tutje mbetet të shihet. më 8 shkurt kur do të bëhen të ditur 5 filmat e nominuar derisa ceremonia kryesore mbahet më 27 mars.