Bota
Zjarr në anijen amerikane, gjenden trupat e 25 viktimave
Roja bregdetare amerikane njoftoi se pesë anëtarët e ekuipazhit arritën të largohen nga anija, por 33 pasagjerë dhe një anëtar tjetër i ekuipazhit janë gjetur të vdekur ose janë ende të zhdukur
Një zjarr në një anije në ujërat e Kalifornisë ua ka marrë jetën 25 personave, ndërsa nëntë të tjerë janë shpallur të zhdukur. Anija është djegur plotësisht dhe më pas është fundosur në orët e para të mëngjesit të së hënës.
Roja bregdetare amerikane njoftoi se pesë anëtarët e ekuipazhit arritën të largohen nga anija, por 33 pasagjerë dhe një anëtar tjetër i ekuipazhit janë gjetur të vdekur ose janë ende të zhdukur.
Pas operacionit të kërkimit nga ekipet e shpëtimit, 25 trupa të pajetë u gjetën, ndërsa nëntë personat tjerë gjithashtu besohet se kanë vdekur. Zyrtari i rojes bregdetare, Matthew Kroll, tha se trupat e gjetur kanë shenja të vdekjes nga fundosja në ujë.
Në kohën e zjarrit, anija e vogël ishte afër ishullit Santa Cruz, jo shumë larg Barbara-s dhe Los Angeles-it.
Trupat e parë që u gjetën të hënën ishin dy burra dhe dy gra, por autoritetet thanë se duhet të kryhet testi i ADN-së për t’i identifikuar ata. Zyrtarët nuk dhanë hollësi të tjera lidhur me personat e zhdukur, duke thënë se pasagjerët ishin nga pjesa jugore e Kalifornisë dhe nga disa pjesë më të largëta.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe kongresistja Julia Brownley, e cila tha: “Fatkeqësisht, i kemi përjetuar dy zjarre të mëdha në Kaliforni, por asnjëherë nuk jemi ballafaquar me një emergjencë të tillë”, shkruan “The Guardian”, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë Veprat, që përfshijnë periudha të ndryshme të karrierës së tij, mund të shihen deri më 30... -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”
Jeta në Zvicër
-
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë Më pak se dhjetë udhëtarë janë të regjistruar në aplikacionin e udhëtimit të qeverisë federale... -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin -
Vala e të nxehtit detyron kufizimin e prodhimit në centralet bërthamore franceze














