Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bora ndalon trafikun në Slloveni, familje kosovare bllokohet për orë të tëra Mërgimtarët po përballen me vështirësi të mëdha gjatë kthimit në vendet ku punojnë dhe jetojnë. Reshjet... -
Kryeministri Kurti pjesë e panelit ndërkombëtar në Davos 2026 -
Afro 1 orë pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova -
11 të arrestuar nga policia italiane pas një përleshje, disa me origjinë shqiptare -
Mbi një orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Moutier lë pas Bernin: Targat e makinave ndryshojnë për të treguar Jura-n Qyteti i Moutier ka nisur një aktivitet mjaft të pazakontë që nga 1 janari: ndërrimin e... -
A ka ligj për qasjen e të miturve në bare dhe klube nate në Zvicër? -
Komuna e Crans Montanës e pranon se lokali ku ndodhi tragjedia nuk u inspektua nga 2019 -
Shkollat ofrojnë mbështetje për nxënësit pas zjarrit në bar -
Zvicra përgatitet për temperaturat e ulëta












