Lajme
Zug mund të kthejë te qytetarët tepricat rekord buxhetore
Kantoni zviceran i Zugut po shqyrton mundësinë që një pjesë e suficitit buxhetor t’u kthehet qytetarëve dhe bizneseve në formë uljeje tatimore. Propozimi ka marrë mbështetje në leximin e parë në Këshillin e Madh dhe, nëse miratohet përfundimisht, do të ishte hera e parë në Zvicër që një kanton aplikon një skemë të tillë.
Zugu regjistron prej vitesh teprica të mëdha buxhetore, me rezervat që i afrohen 3 miliardë frangave zvicerane. Projektligji parashikon që ulja tatimore të mund të aplikohet vetëm kur suficiti tejkalon 50 milionë franga, ndërsa 50 milionët e parë do të mbahen si rezervë sigurie. Ulja nuk do të mund të kalojë 8% të normës tatimore dhe do të vendoset çdo vit nga parlamenti kantonal.
Autoritetet theksojnë se taksat në Zug janë tashmë ndër më të ulëtat në Zvicër, ndërsa kantoni ka zbatuar më herët edhe masa të tjera lehtësuese, si mbulimi i 99% të kostove të hospitalizimit për banorët.
Projekti është kundërshtuar nga Të Gjelbrit, të cilët paralajmërojnë referendum dhe propozojnë që tepricat të përdoren për politika sociale, si ulja e primeve shëndetësore dhe rritja e ofertës së banesave të përballueshme.
Ideja e shpërndarjes së suficiteve po diskutohet edhe në disa kantone të tjera zvicerane, në një kohë kur shumica e tyre kanë raportuar rezultate më të mira se sa pritej në vitet e fundit.
E-Diaspora
-
Në Gjenevë, do të mbahet manifestimi “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë” Shënimi i 30 gushtit, Ditës Botërore të të Zhdukurve me Dhunë synon t'u bëjë homazh të... -
Të shtëna në Podujevë, plagosen katër persona, mes tyre edhe mërgimtarë nga Gjermania -
Dy nga të plagosurit sot në këtë qytet të Kosovës dyshohet se janë mërgimtarë -
Erdhi nga diaspora për pushime, 40-vjeçarja humb jetën në Kosovë, familja kërkon obduksion -
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qendrat e konsumit të drogës mbeten shtyllë e rëndësishme e politikës antidrogë Qendrat e konsumit të drogës në Zvicër, të cilat kanë nisur funksionimin rreth 40 vite më... -
Fillon puna për projektin hekurudhor miliardësh midis Cyrihut dhe Winterthurit -
Përballë Algjerisë, Zvicra kërkon të bëjë histori -
Zvicër: Referendum për më pak mish dhe më shumë ushqim vendas -
Shefi i Armatës viziton trupat zvicerane në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë













