Futboll
Zvicër: Jashari, një titullarit i garantuar nga trajneri i tij
Ndërkohë që menaxheri i tij Agron Krasniqi nuk lejohet të hyjë në stadiumin e Luzernit
Bëhet fjalë për Ardon Jashari. 20-vjeçari lojëtari nga Luzerni U21 që brenda pak muajsh, është bërë figurë kyçe për trajnerin Mario Frick, përcjell albinfo.ch.
“Jashari e ka vendin e titullarit të garantuar nga trajneri i tij dhe brenda pak vjetësh, ai mund të luajë në top 5 ligat më të forta evropiane”, ka shkruar të gazeta zvicerane “Blick”.
Vlen të theksohet se verë, Jashari e vazhdoi kontratën me Luzernin deri në qershor të vitit 2026.
Menaxher i tij është Agron Krasniqi. Por, ai tani është i përjashtuar dhe nuk mund të hyjë në stadiumin e Luzernit,
Në letrën që “Blick” e ka parë, FC Luzerni nuk ka dhënë arsye për dënimin e tij. Ky dënim është dhënë nga kompania “Luzern Holding AG”, që ka shumicën e aksioneve. Në rast se reziston, Krasniqi mund të arrestohet për shkelje. Ky ndalim do të zbatohet menjëherë, brenda dhe përreth zonës së stadiumit.
Christoph Graf, president i Shoqatës së Menaxherëve të lojtarëve në Zvicër ka thënë: “Jam i vetëdijshëm për dënimin për stadium që i është dhënë Agron Krasniqit. Nëse Krasniqi do të sillej si duhet, Bernhard Alpstaeg, nuk do ta nxirrte këtë dënim”.
Krasniqi kërkon respekt
Kur u pyet, Krasniqi ka thënë se nuk ka asgjë për të thënë rreth kësaj çështjeje. Ai ka kërkuar për mirëkuptim dhe respekt. FC Luzerni nuk ka dashur të komentojë dënimin po ashtu. I heshtur është edhe Jashari. Dhe, Bernhard Alpstaeg nuk dëshiron të thotë asgjë ani pse është pyetur.
Nga njerëz të afërt me Luzernin thuhet se Alpstaeg është përkujdesur personalisht për Jasharin dhe familjen e tij për kohë të gjatë, dhe e ka ndihmuar futbollistin, dhe mbi të gjitha, për të gjetur profesion.
Krasniqi nuk do të lejohet të hyjë në stadiumin e Luzernit, por ai mund ta përkrahë klientin e tij kur skuadra luan jashtë. Të shtunën, Luzerni luan në udhëtim te Winterthuri.
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Fitimet e Bankës Kombëtare të Zvicrës kthehen në nivele rekord Përveç një fitimi prej 52.4 miliardë CHF në zotërimet e saj në valutë të huaj, SNB...
-
Komisioni zviceran kërkon që azilkërkuesit të deportohen në një vend të tretë
-
Mungesa e psikoterapistëve i lë fëmijët zviceranë në krizë
-
Frëngjishtja në rritje në qytetet dygjuhëshe të Zvicrës
-
A priten vonesa dhe tollovi në aeroportin e Cyrihut?