Lajme

Zvicerani mesatar çon dëm ushqim në vlerë prej 600 frangash në vit

Rreth gjysma e ngarkesës mjedisore në Zvicër vjen nga e ashtuquajtura “Food Waste” (hedhja dëm e ushqimeve), që u referohet familjeve dhe gastronomisë

Në familjet zvicerane mesatarisht shkojnë dëm artikuj ushqimorë me vlerë prej 600 frangash për person. Në këtë përfundim ka ardhur një studim i realizuar ngauniversiteti ETH i Cyrihut, rezultatet e të cilit janë publikuar sot, shkruan srf.ch. Studimin e ka autoriuzuar Zyra Federale për Mjedis (BAFU).

Një gjë e tillë dëmton jo vetëm xhepat e njerëzve, por edhe ambientin, thonë autorët e studimit.

Rreth gjysma e ngarkesës mjedisore në Zvicër vjen nga e ashtuquajtura “Food Waste” (hedhja dëm e ushqimeve) që i referohet familjeve dhe gastronomisë, transmeton albinfo.ch. Pjesa tjetër vjen si rezultat i prodhimit, përpunimit dhe tregtisë, shkruan Bafu.

Synimi i tashëm është që “Food Waste” në familjet, në gastronomi dhe në tregtinë e pakicë të përgjysmohet deri në vitin 2030. Për një gjë të tillë duhen marrë masa për sensibilizimin dhe arsimimin e masave, thuhet në studim.