Lajme
Zvicra fut edhe Shqipërinë në listën e karantinës
Ndërkaq, Serbia dhe Singapori janë hequr nga lista, ku tani janë 53 nga 46 vende sa kanë qenë
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka bërë sot riaktualizimin e listës së karantinës gjegjësisht atë të vendeve me rrezik.
Në këtë listë tani BAG ka vendosur edhe Shqipërinë. Të kujtojmë: Shqipëria gjatë ishte i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor jashtë kësaj liste deri më tani, shkruan albinfo.ch.
Po kështu në listën “e zezë” të Zvicrës tashmë kanë hyrë edhe ishujt Balearik, Belgjika, Malta dhe India, të cilësuara ndërkohë si zona me një rrezik të rritur të infeksionit.
Ndërkaq, Serbia dhe Singapori janë hequr nga lista.
Kushdo që hyn në Zvicër nga këto rajone duhet të karantinohet për dhjetë ditë. Ndryshimi do të hyjë në fuqi të enjten, 20 gusht 2020, ka njoftuar BAG të martën.
53 shtete dhe zona tani janë në listën e vendeve të rrezikut ndërsa më parë ishin 46, përcjell albinfo.ch.
Përveç destinacioneve të njohura të udhëtimit si SH.B.A, Meksika, Republika Dominikane dhe Afrika e Jugut, në këtë listë janë edhe disa vende të Evropës Lindore si Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja dhe Hercegovina. Spanja kontinentale është shtua në listë në 8 gusht. Ishujt Kanarie nuk figurojnë në të.
Lista e plotë e “Karantinës”
- Shqipëria
- Andorra
- Argjentina
- Armenia
- Aruba
- Bahamas
- Bahrain
- Belgjika
- Belize
- Palestina
- Bolivia
- Bosnja dhe Hercegovina
- Brazili
- Cabo Verde
- Kili
- Costa Rica
- Republika Dominikane
- Ekuadori
- El Salvadori
- Eswatini (Swasiland)
- Ishujt Faroe
- Gjibraltari
- Guam
- Guatemala
- Honduras
- India
- Iraku
- Izraeli
- Kazakistani
- Katari
- Kirgisistani
- Kolumbia
- Kosova
- Kuvajti
- Luksemburgu
- Maledivet
- Malta
- Mekika
- Moldavia
- Monaco
- Mali i Zi
- Namibia
- Maqedonia e Veiut
- Omani
- Panama
- Peruja
- Rumaniea
- Sint Maarten
- Spanja inkl. Balearet (pa Kanaren)
- Afrika e Jugut
- Surinami
- Ishujt Turks- Caicos
- SHBA (përfshirë Puerto Rico dhe US Virgin Islands)
- *(me ngjyrë të mbyllur janë vendet e përfshira rishtas në listë)
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë











