Lajme
Zvicra mbështet zhvillimin e Prishtinës
Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti, priti një delegacion nga Zvicra i kryesuar nga Sekretari i Shtetit të Zvicrës, Yves Rossier
Sekretari i Shtetit të Zvicrës, Yves Rossier së bashku me një delegacion helvetik, po qëndrojnë për një vizitë studimore në Prishtinë. Ata sot u pritën në një takim nga kryetari Shpend Ahmeti i cili i njoftoi ata me projektet e qeverisjes, ndërsa veçoi angazhimin për reformimin e administratës në shërbim të qytetarëve.
Kryetari Ahmeti e njoftoi sekretarin Rossier edhe lidhur me sfidat në urbanizimin e qytetit, duke filluar nga parandalimi i degradimit të mëtutjeshëm të kryeqytetit, respektivisht ndalimi i ndërtimeve pa leje e deri tek reformat dhe rregulloret që tashmë kanë filluar të zbatohen në këtë drejtori, njofton kumtesa komunale .
Gjithashtu, prefekti i kryeqytetit bashkë me Sekretarin e Shtetit të Zvicrës, vizituan Qendrën për Këshillim në Karrierë (QKK), e cila do të luajë një rol të rëndësishëm midis nxënësve të shkollave profesionale të Komunës së Prishtinës dhe sektorit privat me qëllim të avancimit të tyre në karrierë në të ardhmen.
Ndryshe, në muajin nëntor të vitit 2014, Komuna e Prishtinës dhe “Helvetas Swiss Intercooparation” në Kosovë, nënshkruan Marrëveshjen e Mirëkuptimit për realizimin e projektit “Rritje e punësimit për të rinjtë”.
“Kjo marrëveshje u nënshkrua me qëllim të realizimit të dy projekteve: “Qendra e Biznesit” cilat do t’iu ndihmojë bizneseve të reja, posaçërisht atyre që eksportojnë shërbime jashtë vendit, duke iu ndihmuar atyre edhe me këshilla, por edhe me gjetjen e kontakteve në mënyrë që të zhvillohen sa më shumë, si dhe “Qendra për Këshillim në Karrierë”, e cila do të lidhë shkollat profesionale të Komunës së Prishtinës”, tha Ahmeti në këtë takim.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” Seanca u nxit nga marrëdhënia e bërë publike midis Gjyqtares Federale Beatrice van de Graaf dhe... -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit -
Mungesa e strehimit në Cyrih dominon votimin e 14 qershorit -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit












