Lajme

Zvicra shpenzon më së shumti në Evropë për shëndetësinë

Zvicra shpenzon një të tetën e bruto produktit vendor  ose 12.25% të tij për shëndetësinë. Në Evropë mesatarisht për këtë destinim jepet një e dhjeta

Asnjë shtet tjetër evropian nuk shpenzon  për shëndetësinë, në raport me fuqinë e vet ekonomike, më shumë se Zvicra. Kjo tregohet në statistikën më të re që e ka publikuar Eurostat-i, Zyra Statistikore Evropiane.

Zvicra shpenzon një të tetën e bruto produktit vendor  ose 12.25% të tij për medikamente dhe për trajtime mjekësore, shkruan sda.ch.

Në Evropë mesatarisht për këtë destinim jepet një e dhjeta e Bruto Produktit Vendor të vendeve përkatëse, transmeton albinfo.ch.

Shuma mbi mesataren evropiane nga buxheti i tyre për shëndetësinë japin edhe Franca (11.5%) Gjermania (11.1%), Suedia (11%) dhe Austria (10.4%). Ndërsa e fundit në këtë listë është Rumania, e cila për shëndetin e popullatës së vet shpenzon vetëm 5% nga bruto prodhimi i saj vendor. Shifrat janë nga viti 2016, por të fundit deri tash, të përmbledhura për këtë sektor.

Në 12 shtete të BE-së, për shëndetësinë jepen më pak se 7.5% të BPV. Fjala është për: Irlandën, Kroacinë, Hungaruinë, Çekinë, Sllovakinë, Qipron, Lituaninë, Poloninë., Estoninë, Letoninë, Luksemburgun dhe Rumaninë, përcjell albinfo.ch. Sigurisht, prania e Luksemburgut në listën e fundit shpjegohet me nivelin shumë të lartë të brutoproduktit kombëtar që ka ky vend i vogël, sqaron Eurostat. Kjo mundëson shërbime shëndetësore të kënaqshme përkundër mesatares së ulët të shpenzimeve në krahasim me fuqinë ekonomike të vendit.