Lajme
Zyrtarizohet Aguettant, konsull në Lion
Sipas MPJ-së, emërimi i Jean Christophe Aguettant në cilësinë e konsullit të nderit në Lion, është një hap i rëndësishëm në fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Francës
Autoritetet e Republikës së Francës kanë dhënë pajtimin që Jean Christophe Aguettant të emërohet si konsull nderi i Republikës së Kosovës në qytetin e Lionit. Ky pëlqim vjen pas vendimit të ministrit kosovar të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, që Aguettant të emërohet konsull nderi.
Jean Christophe Aguettant, sipas MPJ-së, ka eksperiencë të konsiderueshme në sferën e marrëdhënieve ndërkombëtare si rezultat i studimeve edhe angazhimit të gjatë të tij në këtë sferë.
“Aguettant gjatë punës së tij si konsull nderi i Kosovës do të angazhohet për zhvillimin ekonomik dhe kulturor të Kosovës si dhe të forcimin e marrëdhënieve të Kosovës me autoritetet dhe shoqërinë në rajonin e Lionit”, thuhet në një njoftim të MPJ-së.
Finalizimi i procesit të emërimit të Jean Christophe Aguettant në cilësinë e konsullit të nderit të Kosovës në Lion, sipas MPJ-së, është një hap i rëndësishëm në fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve shumë të mira bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës.
“Angazhimi dhe përkushtimi i zotit Aguettant pritet të ketë impakte të rëndësishme në
thellimin e bashkëpunimit e të shkëmbimeve të gjithanshme ndërmjet dy vendeve dhe dy popujve tanë”, konsideron diplomacia kosovare.
Emërimi i personaliteteve të shquara ndërkombëtare në pozitën e konsujve të nderit në vende të ndryshme të Kosovës nëpër botë, është hap në kuadër të orientimeve strategjike të politikës së jashtme të Kosovës, për të shtuar prezencën në sa më shumë vende të botës, me qëllim të fuqizimit të vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës dhe dinamizimit të diplomacisë kosovare
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë Fluks i madh turistësh, temperatura të larta dhe punime në transport – ja çfarë duhet të... -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori -
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin













