Bota

Dhëndri vdes pasi dhurata për martesë eksplodoi

Soumya Sekhar dhe Reema Sahu u martuan më 18 shkurt dhe pranuan “dhuratën” për martesë disa ditë më vonë

Një burrë i sapomartuar me gjyshen e tij janë vrarë në Indi, kur një dhuratë për martesën e tij teksa hapej eksplodoi.

Bashkëshortja e të vrarit pësoi lëndime serioze, ka njoftuar policia.

Soumya Sekhar dhe Reema Sahu u martuan më 18 shkurt dhe pranuan “dhuratën” për martesë disa ditë më vonë, transmeton Albinfo.ch.

Aty ishte një bombë e cila nuk kishte adresën e dërguesit. Ajo shpërtheu sapo ishte hapur, kanë raportuar mediat.

Sehu dhe gjyshja e tij 85-vjeçare vdiqën si pasojë e lëndimeve.

Motivi mbetet i paqartë.