Integrimi
Trafikimi i kosovarëve, si “shërbim në mes miqsh”
Njëri nga tre personat dëshmoi se shoferin e njihte prej së paku 15 vitesh. Ata e kishin lutur atë që t`u ndihmonte pasi që donin të shkonin në Gjermani për të kërkuar punë
Pak para mesnatës së mbrëmshme, policia federale e Gjermanisë në vendkalimin kufitar Kiefersfelden ka bërë kontrollimin e katër personave që gjendeshin në një makinë me targa italiane. Në timon ishte në 32 vjeçar nga Kosova, i cili mundi të identifikohej me një leje qëndrimi të Italisë, shkruan focus.de. Ndërsa tre të tjerët kishin vetëm leje njoftimi të Kosovës.
Për shkak të dyshimit për udhëtim të palejuar dhe për trafikim me qenie njerëzore, të katër personat u ndaluan nga autoritetet, transmeton albinfo.ch. Duke u marrë në pyetje, njëri nga tre personat dëshmoi se shoferin e njihte prej së paku 15 vitesh. Ata e kishin lutur atë që t`u ndihmonte pasi që donin të shkonin në Gjermani për të kërkuar punë.
Tre personave 26,27 dhe 34 vjeçarë, policia ua ndaloi hyrjen në Gjermani, pasi që ata nuk kishin ndonjë interes për të kërkuar mbrojtje dhe azil në Gjermani, përcjell albifo.ch. Ndërsa për trafikuesin e dyshuar, prokuroria përgjegjëse ka shqiptuar masën e burgut hetues dhe deponimin e automjetit.
Policia Federale bën të ditur se pothuajse çdo ditë në kufirin jugor të Gjermanisë me Austrinë kapet së paku nga një i dyshuar për trafikim.
E-Diaspora
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron festën e Kurban-Bajramit Urimi për festën e Kurban-Bajramit 2024...
-
Si e sheh Zvicra Kosovën në 25 vjetorin e çlirimit
-
Vendimi i gjyqit: 17 vjet burgim për bashkëshortin e Shqiponja Isufit
-
Gjenevë: Sot prezantohet filmi shqiptar në Festivalin Fifog
-
Dietikon (ZH): Zamfina Rexhaj prezanton librin e saj mbi luftën në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Osmani pritet nga Amherd, rikonfirmon mbështetjen për lirinë e Ukrainës Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po merr pjesë në Samitin e Paqes për Ukrainën që po...
-
Shtatë ngjarje të paharrueshme në Zvicër këtë korrik
-
Kievi dëshiron të ‘bëjë histori’ në samitin e paqes, por Berna ka ‘objektiva modeste’
-
Zvicra aktivizon 4 mijë ushtarë për sigurinë e pjesëmarrësve në Samitin për Paqe
-
Liderët botërorë mblidhen në Zvicër për Ukrainën