Literaturë

Sebehate Ismailji-Zulfij

Autore

Sebehate Ismailji-Zulfiji ka prezantuar ditë më parë në Cyrih, librin dhe CD-në me këngë dhe lojëra  për fëmijë të vegjël me titullin „Ne jemi të vegjël, ne jemi fëmijë”

Me këtë rast, zonja Maya Mulle udhëheqëse e:Elternbildung CH, veç tjerash u shpreh: “Këngët për fëmijë u përkasin të gjitha kulturave. Ato  kalojnë nga brezi në brez dhe posaçërisht për emigrantët/et ndërtojnë një urë me atdheun. Sebehat Ismailji Zulfiji, një grua shqiptare që jeton në Zvicër, ka vendosur të botojë një libër me CD për fëmijë  me këngë për fëmijët shqiptarë. Ajo ka përmbledhur këngë fëmijësh dhe tekste nga librat  shqiptare. Tekstet janë përpunuar dhe janë pasuruar me muzikë nga profesionistë muzikorë në Maqedoni, duke u ilustruar në mënyrën  më të bukur dhe duke ju përshtatur moshës për fëmijë të vegjël”.

Ky projekt u mundësua nga Elternbildung CH – Dachverband der Elternbildung.

Ndërsa autorja e librit dhe CD-së, Sebehate Ismailji-Zulfiji ka treguar se si i ka lindur ideja për të realizuar këtë projekt. “Si një profesioniste për nxitjen e integrimit në fushën e fëmijërisë së hershme, udhëheqëse e një grupi të fëmijëve zvarritës shqiptarë dhe ndërmjetësuese e kulturës, konstatova se një gjuhë e jetuar dhe kultivuar amtare ka domethënie të madhe. Kur  fillova të merrem me temën „Nxitja e  hershme”,  kërkova  këngë të thjeshta në gjuhën shqipe, për fëmijët deri në moshën pesë vjeçare. Por pa sukses” ka thënë ajo.

“Dhe kështu lindi ideja e këtij libri me këngë për fëmijë. Ky libër në mënyrë specifike mbështet fëmijët në mësimin e gjuhës së tyre dhe inkurajon pavarësinë. Përveç kësaj, fëmijët dhe të rriturit mund ta kultivojnë kulturën shqiptare në vendlindjen e re”, përfundon autorja e librit dhe CD-së “Ne jemi të vegjël, ne jemi fëmijë”, përfundon Sebehate Ismaili-Zylfiji

Porosia e këtij libri me CD bëhet në këtë adresë  www.elternbildung.ch/aktuelles.html.

 Biografi e shkurt

  • Emri, MbiemriSebehate Ismailji-Zulfij
  • Vendi ku vepron:Cyrih-Zvicër
  • Profesioni:Autore
  • Kontakti [email protected]

  WHO’S WHO të tjera