Kulturë

Valjeta Verzivolli

Violiniste

E lindur në vitin 1985 në Prishtinë, Valjeta ka filluar ushtrimet në violinë në moshën 9 vjeçare ndërsa nga viti 2001 e këndej ajo ka ndjekur mësimet në klasa të ndryshme të mjeshtërve të këtij instrumenti në Maqedoni, Kosovë dhe Rusi. Nga viti 2004 deri në vitin 2006 Valjeta ka përfunduar studimet e larta për violinë në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës.

Ajo po ashtu ka ndjekur disa kurse në Itali para se, nga viti 2007 të vendoste të fillonte studimet në klasën e orkestrës së Ervis Gega-Dodi në Konservatoriumin e Muzikës Peter Cornelius në Mainz, të cilin do ta përfundojë në shtator 2014 me diplomën Bachelor, shkruan mainspitze.de.

Valjeta ka filluar që nga viti 2003 të marrë pjesë në orkestra të ndryshme dhe madje në një turne veror nëpër disa shtete të Evropës ka pasur edhe vendin e koncertmaestros.

Ajo u jep mësim nxënësve të të gjitha moshave shkollore. Me synimin për të ngjallur kënaqësinë e lojës në instrument, ajo bën planifikim individual të çdo ore mësimi.

Të premten, më 4 korrik, docentja e re do të bëjë një prezantim të shkurtë të asaj që ajo e praktikon me nxënësit e saj.

Valjeta Verzivolli 1

 Biografi e shkurt

  • Emri, MbiemriValjeta Verzivolli
  • Prejardhja:Prishtinë-Kosovë
  • Profesioni:Violiniste

  WHO’S WHO të tjera