Kosova
ATK-ja gjobiti 340 biznese në vlerë 120 mijë euro për ngritje të çmimeve
Rreth 120 mijë euro është vlera totale e ndëshkimeve nga Administrata Tatimore e Kosovës për bizneset të ndryshme, për shkak të ngritjes së çmimeve gjatë periudhës së pandemisë me koronavirus.

Ndërkaq, janë pranuar mbi 4 mijë thirrje nga qytetarët.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, i cili tha se si ATK ka gjobitur 340 biznese për shkak të ngritjes së çmimeve.
Sipas tij, thirrjet e qytetarëve ku kanë denoncuar ngritje e çmimeve nga ana e bizneseve në ditët e para të pandemisë kanë qenë më të shumta, por që tani situata është normalizuar.
“Si ATK kemi kryer punën në mënyrën më të mirë të mundshme, duke krijuar stabilitet të çmimeve dhe e sjell tani më në gjendje normale, ku vetëm nëse marrim si krahasim ditët e para më datën 12 dhe 13 kemi pasur mbi 1 mijë thirrje që denonconin bizneset e caktuara për ngritje të çmimeve, tani kemi ardhur në një normalitet dhe kemi brenda ditës dy ose tri thirrje… Totalisht kemi pranuar rreth 4 mijë apo 4010 thirrje deri dje. Ku nga këto 4010 thirrje, kemi pasur 340 aktivitete në terren për verifikim të atyre thirrjeve. Ku kanë rezultuar të kemi 340 gjoba…që është totalin e përgjithshëm 120 mijë euro, më saktësisht 119 mijë e 23 euro”, tha Murtezaj.
Sipas tij, pandemia COVID19 ka ndikuar edhe në rënien e të hyrave edhe të Administratës Tatimore të Kosovës.
“Deri në këto momente kur po flasim në aspektin e të hyrave kemi një mos realizim të hyrave të pritshme rreth 51 milionë euro, ndërsa nëse shohim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kemi një rënie 32.9 milionë euro. Sigurisht që kjo si rezultat i pandemisë, përndryshe deri më datën 18 mars kur kanë qenë aktivitete e rregullta dhe nuk kemi pasur afate të zgjatjes për deklarim të pagesave të tatimeve ATK ka qenë në një rrugë të shkëlqyer në inkasimin e të hyrave, ku deri më datën 18 mars nëse shohin nga 1 janari i këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi pasur rritje 11.2 për qind. Ndërsa, në raport me planin kemi pasur 3.6 për qind më tepër”, theksoi ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ngjarje tragjike në Gjermani: Shqiptari nga Rahoveci vret gruan Mësohet se çifti është nga Rahoveci...
-
SRF: “A po zhduket shqipja në Zvicër?”
-
Në Teatrin Seminar në Horën e Arbëreshëve do të mbahet koncert-recital klasik
-
Shemsi MAKOLLI vjen në Sallonin e Gjenevës me “Hyjnesha të përdhosura”
-
Elvana ZAIMI-TUFA prezanton në Gjenevë antologjinë “Letra në nëntor”
Jeta në Zvicër
-
Partnerët socialë mbështesin paketën e mbrojtjes së pagave me rezerva Partnerët socialë në Zvicër kanë mbështetur paketën e mbrojtjes së pagave të miratuar nga Këshilli Federal,...
-
Këshilli Federal kundërshton nismën e SVP kundër emigracionit
-
Propozimi i ri në Zvicër: Të burgosurit e pasur të paguajnë vetë shpenzimet e burgut
-
Zvicër-BE: Këshilli Federal miraton masa për të siguruar mbrojtjen e pagave
-
Shkrirja e akullnajave në Zvicër : 38 për qind më pak vëllim në 24 vjet