Shqipëria
100 Valbona në Valbonë
Kjo iniciativë do të vazhdojë edhe për vajza dhe djem që mbajnë emra të tjerë si Berati, Drini, Shkumbini
100 vajza nga Kosova që mbajnë emrin Valbona vizituan ditët e fundit parkun Kombëtar të Valbonës në Tropojë.
Gjatë vizitës së organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, 100 Valbonat shijuan bukuritë përrallore të Shqipërisë nga është dhe origjina e emrit të tyre.
Pas vizitës në peizazhet e bukura të Valbonës, për nder të tyre, Ambasada shtroi një drekë me gatime tradicionale të zonës, shoqëruar me një program artistik me këngë e valle, nga artistët e ftuar, por edhe nga vetë Valbonat, raporton “ATSH”.
Në këtë vizitë vajzat nga Kosova shoqëroheshin edhe nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, përcjell albinfo.ch.
Kjo vizitë e vajzave me emrin Valbona, vjen pas atyre të organizuara në Sarandë dhe Vlorë, ku vajzat kosovare u njohën me qytetet bregdetare, emrat e të cilëve mbajnë.
Në qëndrimin e tyre në Vlorë 28 vajzat gjatë muajit tetor vizituan Muzeun e Pavarësisë, si dhe kalanë e Kaninës.
Ndërsa 40 Sarandat në vizitën e tyre në shkurt të këtij viti shijuan bukurinë dhe u njohën me qytetin bregdetar të Sarandës.
Më herët ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka bërë të ditur se kjo iniciativë do të vazhdojë edhe për vajza dhe djem që mbajnë emra të tjerë si Berati, Drini, Shkumbini etj.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës në këtë shtet Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve Të mërkurën në mëngjes pati një ndërprerje në trafikun hekurudhor midis Cyrih-Hardbrücke dhe Cyrih-Oerlikon....
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf
-
Thun dëshiron të ulë taksat
-
Tonelata naftë derdhen në liqenin e Zug-ut