Ukraina
12 miliardë dollarë kundër urisë, OKB kërkon zhbllokim të eksporteve ukrainase

Me një paketë prej 12 miliardë dollarësh nga Banka Botërore dhe një thirrje e OKB-së për të zhbllokuar eksportet ukrainase të drithërave, komuniteti ndërkombëtar po përpiqet të avancojë përpjekjet për të shmangur krizën e ushqimit në botë, që është përkeqësuar që kur Rusia pushtoi Ukrainën.
“Nuk ka zgjidhje efikase të krizës ushqimore pa riintegruar produktet ukrainase, si dhe ushqimet dhe fertilizuesit e prodhuar nga Rusia dhe Bjellorusia në tregjet botërore. Rusia duhet të lejojë eksportin e sigurt të drithërave të bllokuara në portet ukrainase dhe produktet ruse duhet të kenë akses të pakufizuar në tregjet botërore pa asnjë pengesë”, tha Antonio Guterres, sekretar i përgjithshëm i OKB-së.
Nga ana e tyre, institucionet financiare ndërkombëtare i dhanë jetë një plani veprimi me projekte konkrete për të përshpejtuar programet ekzistuese, me qëllim përmbushjen e nevojave aktuale.
“Kjo është një krizë që ka gjasa të përkeqësohet krahasuar me krizën ushqimore të viteve 2007-2008, duke prekur familjet e varfra. Tashmë ne kemi konstatuar pasiguri ushqimore në nivele të larta. Për t’ia dalë, fondi do të përdoret për familjet e varfra duke përforcuar sigurinë sociale”, u shpreh Martien Van Nieuwkoop, drejtor për agrikulturën dhe ushqimin në Bankën Botërore.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
E-Diaspora
-
Opinion
Lëreni Diasporën të sjellë Diasporën në Shqipëri, ashtu siç është, e papërlyer “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” ka disa qëllime kryesore si realizimi i votës së Diasporës e...
-
Zvicër, marrëveshja ndërkufitare është zgjeruar pjesërisht
-
Mërgimtari humbi kontrollin, përplaset me pemën, dërgohet në spital me helikopter
-
Rritja ekonomike në Kosovë varet nga ardhja e diasporës
-
Pse diaspora shihet si vegël e partive në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Cilat pjesë të Zvicrës kanë më shumë vende pune? Tregu i punës i Zvicrës është rikuperuar mirë nga pandemia, shkruan albinfo.ch. Mungesa e stafit prek...
-
A po synohet anëtarësimi i Zvicrës në Bashkimin Evropian?
-
Zvicra regjistron rritje të numrit të makinave elektrike
-
Zvicër: Shteti duhet të vazhdojë të paguajë për testet e koronës
-
Zvicër: Asnjë vdekje në transportin publik gjatë vitit 2021