Shqipëria
2 miliardë euro përfitime nga turizmi
Rritjen më të madhe e ka Saranda, më pas Durrësi dhe Vlora
Ministri i Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë, Arben Ahmetaj u shpreh se, viti 2018 ka qenë sezoni më i mirë turistik në krahasim me vitet e kaluara dhe të ardhurat shkojnë në 2 miliardë euro, ndërsa u punësuan 34 mijë persona më shumë se vitin e kaluar.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Investimeve që u zhvillua në Tiranë, ministri tha se, rritja 6-mujore e turizmit është ndër më të lartat në 8 vitet e fundit dhe llogaritet në 4.4%. Ai tha se turizmi po rritet çdo vit me 1%, transmeton “ATSH”.
“Sivjet ka qenë sezoni më i mirë turistik në vite. Rritja 6-mujore me 4.4% është rritja më e lartë në 8 vitet e fundit. Turizmi gjatë 4 viteve të fundit ka rritur peshën e prodhimit bruto. Turizmi në vitin 2017 solli të ardhura 12% më shumë në krahasim më vitet e tjera. Sivjet presim 2 miliardë euro nga turizmi”, theksoi Ahmetaj, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij, turizmi po rritet çdo vit me 1%. Rritjen më të madhe e ka Saranda, më pas Durrësi dhe Vlora. Ndërsa numërohen 34 mijë të punësuar më shumë në krahasim më vitin 2017.
“Interesi për struktura akomoduese është në rritje, ndërsa ka rritje të interesit për arsimin profesional. Formalizimi i sektorit të turizmit mbetet sfidë”, theksoi Ahmetaj.
E-Diaspora
-
Arrestohet shqiptari për këtë arsye në Angli Një i ri shqiptar është vënë në pranga në Angli, pasi iu gjetën dhjetëra qese me...
-
Haradinaj diasporës: Mbështetjen tuaj për Atdheun, ta finalizoni me votën tuaj për Kosovën Fituese
-
Diaspora tregon interes për të votuar, 70 mijë aplikime për 2 javë
-
Mediat zvicerane mbi pritjen e Kurtit si “yll roku” dhe “festimin e sukseseve” të tij, në Cyrih
-
Lidhja Shqiptare në Botë përtërin radhët e veta
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon të gjeneroj energji diellore dirket nga hekurudhat Zvicra po hap rrugë të reja me lansimin e një projekti të parë fotovoltaik në botë....
-
Stacioni Kryesor i Cyrihut mbetet më i miri në Evropë
-
A e dini se qyteti Olten ndryshe e quajn edhe pika e takimit të Zvicrës
-
Zvicra ka një vijë mbrojtëse 10 km të gjatë në formën e çokollatës Toblerone
-
Në këto zonë të Cyrihut nuk po shiten apartamente përkundër çmimit më të ulët