Lajme
20 vjetori i pavarësisë së Maqedonisë është shënuar në Bernë
Ambasadori i Maqedonisë në Bernë, Ramadan Nazifi ka prezantuar Maqedoninë si një vend që po kalon me sukses transformimet demokratike
Ambasada e Republikës së Maqedonisë në Zvicër, ka organizuar të enjten, më 6 shtator në Bernë, shënimin e njëzetvjetorit të pavarësisë së shtetit.
Në praninë e një numri të konsiderueshëm të diplomatëve të akredituar në Bernë dhe të mërgimtarëve nga Maqedonia në Zvicër, fjalën e rastit e ka mbajtur ambasadori, Ramadan Nazifi.
Të pranishëm ishin edhe ambasadori i Republikës së Kosovës, Naim Malaj, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në misionin e OKB-së, Gjenevë, Sejdi Qerimaj dhe ai i Maqedonisë në po këtë mision, Aziz Pollozhani.
Ambasadori u është drejtuar mysafirëve në gjuhën angleze, gjermane dhe frënge. Ai, në fjalën e tij ka theksuar se “20 vjet më parë. Qytetarët tanë shprehën qartë vendimin e tyre për të lënë mbrapa sistemin e vjetër dhe të ecin në rrugën e tyre të re, të mëvetësishme, demokratike dhe të pavarur, të mirat e të cilit vendim ne po i gëzojmë sot”.
Nazifi pastaj ka prezantuar Maqedoninë si një vend që po kalon me sukses transformimet demokratike. “Sot Maqedonia është në rrugë të mirë që të bëhet shembull i një shteti demokratik prosperues, funksional, tolerant, multietnik e multireligjioz”, ka thënë ai.
Në vazhdim ambasadori Ramadan Nazifi i është drejtuar edhe bashkatdhetarëve nga Maqedonia. “Do ta shfrytëzoja rastin që të falënderoj të gjithë përfaqësuesit e diasporës, shoqatat dhe ndërmarrjet, për angazhimin e tyre dhe kontributin respektivisht organizimin e pritjes së sotme.
Është me të vërtetë nder i veçantë dhe kënaqësi që të kemi një diasporë të këtillë, kaq të zellshme, të organizuar mirë dhe solidare, e cila e di fare saktë se si duhet, vlerësohet dhe respektohet vendi i prejardhjes”, ka përfunduar ambasadori i Republikës së Maqedonisë, Ramadan Nazifi fjalën e tij përshëndetëse.
Mërgimtarët e Maqedonisë ishin kujdesur për një tryezë të pasur me ushqime tradicionale nga vendlindja, të kombinuara me ato nga Zvicra.
Krijuesja maqedonase Svetlana Mitreva ka lexuar një fragment në gjermanishte nga krijimtaria e saj, ndërsa një orkestër e vogël në prapavijë ka ekzekutuar valle instrumentale maqedonase.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Lajmet që morën më shumë vëmendje në Zvicër për këtë javë Familjet zvicerane do të paguanin taksa më të larta nëse përpjekja e SVP-së për të kufizuar... -
Kievi akuzon: Komponentët zviceranë në dronët rusë -
Zvicër: Turizmi rikuperohet pas tronditjes nga lufta në Iran -
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet -
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit














