Lajme
3.6 miliardë euro për ta luftuar koronavirusin në Itali
Italia do të marrë masa të reja për luftën kundër përhapjes së koronavirusit, përfshirë ndarjen e 3.6 miliardë eurove si ndihmë për sektorin e ekonomisë, që po i vuan pasojat e krizës shëndetësore. Lajmin e bëri të ditur ministri i Ekonomisë, Roberto Gualtieri.
Gjatë një interviste për gazetën “La Repubblica”, Gualtieri tha që ka besim se Bashkimi Evropian do ta miratojë rritjen e nevojshme të deficitit zyrtar të Italisë, duke shtuar se grupi i ministrave evropianë do të bisedojë mes vete përmes telefonit rreth situatës.
Italia është duke u përballur me përhapjen më të madhe të koronavirusit në Evropë. Në këtë shtet tashmë janë konfirmuar më shumë se 1 100 raste të konfirmuara që nga 20 shkurti. Për më tepër, së paku 29 persona kanë vdekur.
Rajonet më të prekura janë Lombardia dhe Veneto. Në Lombardi gjendet edhe qyteti i famshëm i Milanos, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave













