Shqipëria

3 të vdekur e 5 të lënduar nga aksidentet në Shqipëri

3 persona kanë vdekur, ndërsa 5 të tjerë janë lënduar në dy aksidente që ndodhën të dielën në Shqipëri. Aksidenti i parë ka ndodhur në autostradën Levan-Tepelenë, ndërsa tjetri në rrugën Poshnje – Ura Vajgurore.

Në aksidentin e parë kanë mbetur të vdekur dy persona dhe 5 të tjerë janë lënduar, përcjell albinfo.ch

Siç njofton policia, “një automjet ka përplasur një këmbësor. Më pas në vendngjarje janë grumbulluar disa banorë të zonës dhe pasagjerë të një autobusi me targa greke që kishte parkuar aty për të dhënë ndihmën e parë personit të aksidentuar, të cilët janë përplasur nga një mjet tjetër tip “Opel”, i cili ka hyrë në parakalim”.

Ndërsa në aksidentin tjetër një person ka goditur për vdekje një kalimtar. Policia thotë se ka arrestuar drejtuesin e veturës, shtetasin Jetmir Çaushi.