Lajme

50 viktima deri me tani nga shpërthimi në Bejrut

Është dyfishuar bilanci i viktimave nga shpërthimi i sotëm në Bejrut.

Sipas raportimeve të fundit nga “CNN” numri i viktimave tani ka arritur në 50.

Ministria libaneze e Shëndetësisë thotë se rreth 3,000 persona janë plagosur nga ky shpërthimi i fuqishëm, në një zonë industriale në portin e Bejrutit, shkruajnë mediat ndërkombëtare, përcjell albinfo.ch.

Spitali ka deklaruar se është jashtë kapaciteteve, ndërsa Kryqi i Kuq ka bërë thirrje për dhurime masive gjaku të çdo grupi.

Një depo që dyshohet se strehonte lëndë plasëse mori zjarr dhe më pas shpërtheu duke lëshuar një valë goditëse që shkatërroi qindra ndërtesa.