Kosova
5 vjet burgim për kosovarin që me grua e fëmijë iu bashkua ISIS-it
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me gati pesë vjet burgim të akuzuarin H.S. për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.
Departamenti Special i kësaj gjykate thotë se “i akuzuari H.S. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj, në të cilin dënim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 01.08.2018 e tutje, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar në aktgjykim”.
Të akuzuarit H.S., thotë gjykata, i është vazhduar paraburgimi deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar me burgim, njofton klan kosova, përcjell albinfo.ch.
“I akuzuari me datë 23.11.2015, me paramendim dhe me dashje si dhe me përgatitje paraprake së bashku me bashkëshorten e tij dhe vajzën e mitur kishte lëshuar territorin e Republikës së Kosovës, përmes Aeroportit Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Prishtinë dhe kishte udhëtuar për në qytetin e Stambollit të Republikës së Turqisë dhe përmes lidhjeve të caktuara kishte depërtuar në Siri, me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste ISIS, e cila në këto vende ka qenë duke u luftuar. Është angazhuar si pjesëtar i ISIS-it, si administrator në Byronë e ushtarëve të plagosur nën administrimin e ISIS-it, është financuar nga ISIS me shumën e të hollave prej nga 100 dollarë amerikanë në muaj, duke bashkëpunuar edhe me eprorë dhe luftëtarë të ISIS-it, si Lavdrim Muhaxheri, etj., e që më pastaj është dorëzuar tek Forcat Demokratike Siriane, ku edhe më 28.05.2022 është riatdhesuar në Republikën e Kosovës”, thekson Gjykata Themelore e Prishtinës, e cila ka njoftuar po ashtu se palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit Operacionet e fluturimit në pistën e prekur do të rifillojnë këtë të shtunë. Kjo ishte planifikuar... -
Mungesa e strehimit në Cyrih dominon votimin e 14 qershorit -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
Qeveria zvicerane shpjegon të mirat dhe të këqijat e propozimit “Jo 10 milionëve” -
A do të sjellë El Niño nxehtësi rekord në Zvicër?












