X

Na ndiqni:

 Kosova

7 Shtatori shënohet me aktivitete kulturore në Malaj të Rugovës

Ngjarja fillon në ora 14:00 dhe do të marrin pjesë protagonistë të votimit të Kushtetutës së Kaçanikut

Sot, nën patronatin e kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, në bashkëpunim të drejtorive DKRS dhe Integrime e Diasporë me kryesinë e fshatit Malaj dhe drejtuesit e Kompleksit Memorial “Ibrahim Rugova” në Malaj, me rastin e përvjetorit të Kushtetutës së Kaçanikut do të organizohet ngjarje kulturore dhe artistike.

Ngjarja fillon në ora 14:00 dhe do të marrin pjesë protagonistë të votimit të Kushtetutës së Kaçanikut, personalitete të jetës politike, sociale dhe kulturore, shkruan rtklive.com.

Gjithashtu, do të performojnë grupe të ndryshme artistike dhe këngëtarë të ndryshëm.


Reklamë
Reklamë
X

Abonohu në revistën tonë