Bota
9-vjeçarit iu dhuruan mijëra dollarë, familja bën gjestin fisnik
Gjesti i tyre fisnik, mosmarrja e parave, i ka bindur të gjithë se lajmet që qarkulluan disa ditë më parë se djali ishte mashtrues dhe kishte aktruar vetëm për të fituar para nuk janë të vërteta.
Videoja e djalit 9-vjeçar, Quaden Bayles, bëri xhiron e rrjetit para pak ditësh. Si pasojë e bullizmit, vogëlushi i cili ka formën më të zakonshme të nanizmit, i lutej të ëmës t’i jepte një litar për të vrarë veten.
E ëma për të ndërgjegjësuar njerëzit e hodhi videon në rrjete sociale dhe ishin të shumtë personat, si njerëz të thjeshtë, ashtu dhe të famshëm, që iu ofruan mbështetjen e tyre.
Për 9-vjeçarin u mblodhën mijëra dollarë, që t’i mundësonin udhëtim për në Disneyland dhe ç’t’i donte zemra. Megjithatë, kur familjes iu bë thirrja për të tërhequr paratë, ata nuk i pranuan.
Mediat e huaja kanë raportuar se familja e Quaden ka vendosur që t’i dhurojë paratë për njerëzit që kanë me të vërtetë nevojë.
Gjesti i tyre fisnik i ka bindur të gjithë se lajmet që qarkulluan disa ditë më parë (se djali ishte mashtrues dhe kishte aktruar vetëm për të fituar para) nuk janë të vërteta. Quaden është vërtet një djalosh 9-vjeçar, e për më tepër, me shpirt të bukur!
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
Rama në Samitin e Diasporës: Shqipëria nuk kërkon më ndihmë, por partneritet nga diaspora -
Miss Amerika 2025 merr pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
Blerta Basholli i sfidoi 1050 filma nga 106 vende të botës -
Bernë
Shqipe Sylejmani me lexim letrar në Bernë
Jeta në Zvicër
-
Të huajt rezidentë po shndërrojnë zonat e Cyrihut në lagje luksoze Rritet ndikimi i të huajve rezidentë në zonat luksoze të Cyrihut... -
Aksident i rëndë në A3 pranë Urdorfit, disa të plagosur dhe autostrada e bllokuar -
Fribourgu prezanton plan veprimi për mbështetjen e sektorit të qumështit -
Xhamia e madhe në St. Gallen: Skepticizëm, por edhe shpresë për dialog -
Pse Zvicra po ngrohet më shpejt se shumica e vendeve në botë?













