Lajme
Nënkryetarja e Kuvendit në arrest shtëpiak
Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej 15 ditësh, deputetëve Glauk Konjufca dhe Aida Dërguti. Kjo e fundit është nënkryetare e Kuvendit
Hedhja e gazit lotsjellës brenda Kuvendit të Kosovës po i kushton shtrenjtë deputetëve opozitarë, kryesisht atyre të Lëvizjes Vetëvendosje. Pas ish-liderit Albin Kurti dhe deputetes Albulena Haxhiu, Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej 15 ditësh edhe deputetëve Glauk Konjufca dhe Aida Dërguti.
Sipas vendimit të Gjykatës, masa e arrestimit vjen pasi që deputeti Konjufca, shef i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Aida Dërguti, anëtare e Kryesisë dhe nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, nuk ishin paraqitur në polici kur ishin ftuar.
Në njoftimin e Gjykatës Themelore, thuhet se masa e arrestit shtëpiak është caktuar në bazë të nenit 183 lidhur me nenin 187 paragrafi 1, nënparagrafi 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës.
“…për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale:Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe Pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare…vendosi për ndryshimin e masës ashtu që kundër të pandehurve Glauk Konjufca dhe Aida Dërguti të caktohet masa e arrestit shtëpiak e cila do të llogaritet prej datës 30.12.2015 deri më dt. 14.01.2016”, thuhet në njoftim Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda.
Opozita këtë vendim, sikurse ata të mëhershmit, i ka quajtur politik, ndërsa gjyqësorin e konsideron si instrument të qeverisë.
Për të njëjtën vepër penale, në paraburgim dhe arrest shtëpiak janë edhe ish lideri i Vetëvendosje, Albin Kurti dhe 10 deputetë të tjerë opozitarë. Ata kanë hedhur gaz lotsjellës brenda Kuvendit të Kosovës, në shenjë kundërshtimi me dy marrëveshjet e fundit që kanë nënshkruar Qeveria e Kosovë, me Malin e Zi për Demarkacionin e kufirit dhe me Serbinë për formimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













