Lajme
Iku moti i nxehtë, Kosovën e mbuloi bora
Mbrëmë dhe sot në mëngjes ra bora e parë në Kosovë, e cila menjëherë solli vështirësi në komunikacion, ndërsa si rëndomtë disa komunat më “dembele” i zuri të papërgatitura
Moti i mirë që mbajti gjatë gjithë muajve të vjeshtës dhe fillimit të dimrit, iku me natën e mbrëmshme, duke rikthyer vitin e ri me reshje të borës. Mbrëmë dhe sot në mëngjes erdhi bora e parë në Kosovë, e cila menjëherë solli vështirësi në komunikacion, ndërsa si rëndomtë disa komuna më “dembele” i zuri të papërgatitura.
Komuna e Gjakovës dhe Klinës, sipas “Zërit” kanë qenë të përgatitura për t’u përballur me reshjet e borës, ndërsa disa në disa komuna të tjera vërehet më shumë fleksibilitet. Në kryeqytet, përfaqësuesit e Komunës kanë angazhuar menjëherë kompanitë kontraktuese për heqjen e borës nga rrugët dhe rrotuarës, ndërsa për qytetarët e pakënaqur kanë publikuar në rrjetet sociale numrin emergjent, që të lajmërohen në çdo moment.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në kohën kur filluan reshjet e borës, Kosova ishte e përfshirë nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -6 deri- 2 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 0-2 gradë celsius.
Edhe në komunikacion javë regjistruar më shumë aksidente, ndërsa policia ka shtuar kontrollet duke i ndëshkuar shoferët që nuk i kanë zinxhirët me vete.
E-Diaspora
-
Bazel
E vetme, me valixhen plotë ëndrra, Fjolla ja doli “U nisa krejtësisht vetëm, me një valixhe dhe shumë ëndrra. Ishte një ndjenjë e përzier midis... -
31-vjeçari shqiptar ekstradohet nga Gjermania në Kosovë -
Pranvera Hyseni operon teleskopët e NASA-s në Mauna Kea -
Pritje deri në 30 minuta në hyrje të pikës Dheu i Bardhë -
Itali
Bernard Dika, shqiptari që fitoi mbi 14 mijë vota në Toskanë
Jeta në Zvicër
-
Bazel
E vetme, me valixhen plotë ëndrra, Fjolla ja doli “U nisa krejtësisht vetëm, me një valixhe dhe shumë ëndrra. Ishte një ndjenjë e përzier midis... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026











