Lajme
Kosovë, nga marsi pensionet deri 240 euro
Deri në fund të muajit mars, pensionistët kontributdhënës do t’i marrin pensionet 240 euro, ndërsa pensionet më të ulëta do të jenë 160 euro, ka thënë ministri Abrashi
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi deklaroi se deri në fund të muajit mars, pensionistët kontributdhënës do t’i marrin pensionet 240 euro, ndërsa pensionet më të ulëta do të jenë 160 euro. Abrashi tha se është plotësuar infrastruktura ligjore për rritje të pensioneve.
Deri në fund të muajit mars të këtij viti pensionistët kontributdhënës në Kosovë do të kenë afat të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm për përmbushjen e kritereve për rritje të pensioneve. Dy kriteret themelore që janë vendosur në kategorizimin e pensionistëve kontributdhënës është përvoja e punës dhe arsimimi.
Sipas kalkulimeve preliminare të bëra nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, kategoria më e lartë e pensionistëve kontributdhënës do ta ketë pensionin 240 euro, derisa kategoria më e ulët deri në 160 euro, raporton gazeta “Zëri”.
Ministri Arban Abrashi, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka bërë të ditur se janë duke plotësuar infrastrukturën ligjore rreth këtij procesi. Udhëzimi Administrativ, i cili përcakton kategorizimin në bazë të kritereve, ka treguar Abrashi, është në përfundim e sipër. “Aty parashihen formularë të rinj dhe ne do të bëjmë hapjen e aplikimit për të gjithë pensionistët kontributdhënës, të cilët do të sjellin, qoftë dokumentacion që vërtetojnë shkollimin që kanë pasur si dhe përvojën e punës”, ka thënë ai.
Ndryshe, në Kosovë janë të evidentuar 40 mijë pensionistë kontributdhënës, të cilët aktualisht marrin nga 140 euro në muaj.
E-Diaspora
-
Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden, në një aktivitet ku morën... -
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas
Jeta në Zvicër
-
Korriku sjell rregulla të reja në Zvicër Nga 1 korriku 2026 hyjnë në fuqi një sërë ndryshimesh në Zvicër. Ato prekin transportin rrugor,... -
Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden -
Shqiptari i dënuar për dhunim, bën për vete dy police zvicerane -
Vaud ndan 15 milionë franga për parandalimin e zjarreve pas tragjedisë në Crans-Montana -
Vala e të nxehtit rrit ndjeshëm vizitat në spitale në Gjenevë











