Lajme
Pa njohjen e Kosovës, s’ka BE për Serbinë
Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek tha se Serbia s’mund të hyjë në BE pa e njohur pavarësinë e Kosovës
Zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek ia ka bërë me dije Qeverisë së Serbisë se pa e njohur pavarësinë e Kosovë nuk do të ketë anëtarësim në Bashkimin Evropian. Lunaçek ka deklaruar se “vazhdimisht angazhohet dhe kërkon që edhe pesë vendet e BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës dhe sipas saj, kjo duhet të ndodhë.
“Serbia nuk do të mund të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian pa njohur pavarësinë e Kosovës, i pëlqeu kjo dikujt apo jo”, deklaroi Lunaçek, e cila është edhe raportuese për Kosovën në PE.
Këtë deklaratë ajo e dha në një diskutim podiumi në Berlin, organizuar nga Fondacioni Hajnrih Bwl me temën “Zhvillimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës”, ku kanë marrë pjesë edhe Bodo Veber nga Këshilli për politika demokratike, si dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ndërkaq, Bodo Veber tha se “nuk do të lejohet anëtarësimi i Serbisë në BE para Kosovës, pasi askush nuk mund të garantojë që më pas Serbia nuk do ta bllokonte anëtarësimin e Kosovës në BE”.
Nga ana e tij kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka deklaruar se “Vetëvendosje nuk është në parim kundër dialogut me Serbinë, por është kundër dialogut pa parime”, transmeton RTK.
Ai në fjalimin e tij ka deklaruar se “Serbia nuk po e trajton Kosovën si partner të barabartë në bisedime dhe se deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për krimet që ka kryer gjatë vitit 1999 në Kosovë”.
Ndryshe deklarata e europarlamentares Lunaçek pason deklaratat e autoriteteve serbe të cilat po kundërshtojnë ta heqin Kosovën nga Kushtetuta e Serbisë, e cila e njeh pjesë të saj. Stanislava Pak, këshilltarja e kryetari të Serbisë Tomislav Nikoliq, ka thënë se heqja e Kosovës nga Kushtetuta e Serbisë nuk vihen në konsiderim.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran Hapja u karakterizua nga një interesim i lartë që tregon peshën që ky aktivitet ka fituar... -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico” -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal e konsideron ndalimin e telefonave inteligjentë për fëmijët nën 12 vjeç si shumë kufizues Këshilli Federal këtë javë hodhi poshtë mocionin e paraqitur në mars nga dy parlamentarë të Qendrës... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Rrezik i lartë i përhapjes së etheve ngjitëse të derrave në Zvicër -
Çmimi i derivateve bie pak në Zvicër -
Qeveria zvicerane pranon disa pika të propozimit të së djathtës ekstreme për kufizimin e migracionit











