Sport
Kuq e Zi në Cyrih, përkrahje e fortë për kombëtaren shqiptare
Albinfo.ch sjell atmosferën dhe emocionet e tifozëve Kuq e Zi në Cyrih para, gjatë dhe pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër. Fotografitë janë realizuar nga Visar Kryeziu
Të veshur me ngjyrat Kuq e Zi, e aty-këtu edhe me simbole zvicerane, shqiptarët kishin mbushur sallën e madhe të diskotekës së njohur në Zvicër „Rinora 4“
Ekranet e mëdha që ishin vendosur në mure ofronin një atmosferë shumë emocionale dhe thirrjet në përkrahje të kombëtarës së Shqipërisë nuk mungonin.
Zhgënjimi erdhi qysh në fillim të lojës, kur Shqipëria pranoi golin e parë, e sikur të mos mjaftonte kjo, situata u përkeqësua edhe më shumë kur u përjashtua me karton të kuq kapiteni i kombëtarës, Lorik Cana.
Sinan Fetahu nga Bujanoci, që jeton në Solothurn, tha se ndihet i zhgënjyer nga pjesa e parë, por që ende ka lojë.
„Kam ardhur të përcjell ndeshjen e futbollit ndërmjet Shqipërisë dhe Zvicrës. Kam pritur shumë prej Shqipërisë, por tash kur po shoh lojën, pak më pak disponim, edhe Cana e mori kartonin e kuq, mirëpo të shohim në pjesën e dytë çka do të bëhet. Shpresa kemi ende, deri në minutën e 95-të kemi shpresa.
Dëshirë kam që Shqipëria të kalojë tutje, për mua është njëjtë fitorja sikur kundër Zvicrës apo ndonjë shteti tjetër, me rëndësi është të vazhdojmë më tutje, mirëpo e veçanta e kësaj ndeshje është që ka shumë lojtarë shqiptarë në të dyja ekipet”.
„Shqipëria pati disa aksione të mira, mirëpo pasimi nuk po funksionon ashtu si duhet. E dimë që është hera e parë në Europian, mirëpo shpresojmë që të përmirësohen”.
“Nëse eliminohet Shqipëria nga gara, atëherë jam me Zvicren në këtë Europian, shkaku që ka shqiptarë aty, por edhe se shtëpia jonë e dytë është Zvicra, sepse ne jetojmë me këta dhe duhet të lidhemi me këta“, tha Sinani.
Ndryshe nga Sinani, Fiton Ukaj shprehet shumë optimist për fitore të Shqipërisë ndaj Zvicrës, përkundër asaj që Shqipëria ishte me një lojtar më pak që nga pjesa e parë.
„Kam ardhur ta shikoj lojën, shpresoj që kombëtarja nuk do të na zhgënjejë. Tani është vetëm fillimi, në minutat e para një gol e kemi marrë, por nuk dyshojmë aspak te kombëtarja, besoj që do të fitojmë. Është një lojtar më pak, por ata janë luanë dhe nuk dyshoj tek ta. Pak kanë qenë lojtarët të emocionuar, por besoj që tashti gjithçka do të rregullohet dhe do të fitojmë“.
„Unë nuk mendoj që Shqipëria do të humbë, në finale ndoshta nuk mund të shkojmë, por Zvicrën do ta mundim. Kjo është loja e parë e kombëtares që ka marrë pjesë edhe kam dëshirë të fitojmë. I përshëndes të gjithë shqiptarët, i uroj dhe ta festojmë këtë fitore sa më mirë“, u shpreh Fitoni.
Këto fjalë të Fitonit sikur nuk u bënë realitet, përkundër shanseve që kishte Shqipëria si në pjesën e pare, po ashtu në pjesën e dytë, kur Gashi ishte i vetëm përballë portierit zviceran, por nuk arriti të shënojë gol, e shtoi emicionin e shikuesve, por edhe zhgënjimin që nuk u realizua goli.
Minuta e 90-të u ofrua dhe shpresat ishin edhe më të vogla që të përmirësonim rezultatin, kështu edhe loja mbaroi.
Florida kishte ardhur nga Gjermania në Zvicër vetëm e vetëm që ta përcjellë lojën këtu, shkaku që atmosfera është më e zjarrtë. Por, edhe Florida me gjithë rrugëtimin që ka bërë nga Gjermania, po kthehet pas me zhgënijimin që humbi kombëtarja shqiptare.
„Jam nga Gjermania dhe kam ardhur nga atje ne Zvicër ekstra për ta përcjell lojën shkaku që këtu është atmosfera më e mirë, ka më shumë shqiptarë këtu, më të bashkuar. Loja ka qenë as mirë e as e keqe, s’di çka të them, keq që kemi humbur, por gëzim që jemi pjesë e këtij Europiani. Nëse eliminohet Shqipëria nga gara, atëherë jam për Gjermaninë, sepse nga ai vend vij“, tha Florida.
Megjithatë, përkundër humbjes së kombëtarës shiptare, ne ende kemi shpresë për të vazhduar tutje. Së paku kështu shihej nga atmosfera që krijonin shqiptarët në Zvicër që kishin mbushur rrugët me flamuj kombëtarë, dhe ata ende shpresojnë, por edhe besojnë në takimin e radhës, ku Shqipëria do të takohet me Francën, e pastaj me Rumaninë.
E-Diaspora
-
Sot fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova” Platforma albinfo.ch është partnere mediale e festivalit dhe ajo do të ju mbajë të informuar mbi...
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
-
Gjenevë
Gjenevë: Ramë Dardania sjell ekspozitë më 14 qershor
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër
-
Gjeneva
Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Gjenevë për 4 vjet me radhë sjell fima shqiptarë
Jeta në Zvicër
-
Fillon Programi kundër ngacmimit në Gjenevë Gjeneva do t’i detyrojë të gjithë ata që punojnë për kantonin dhe janë në kontakt me...
-
Sondazhi: Aeroplani, mënyra më popullore për të shkuar me pushime për zviceranët
-
Zyra e Raportimit të Pastrimit të Parave në Zvicër regjistron një numër rekord raportimesh
-
Linja ajrore SWISS rifillon fluturimet e saj drejt Iranit
-
Udhëtimi me tren nga Zvicra në këto qytete italiane do të ndërpritet për tre muaj