Lajme
“Teshavesha”, dyqan bamirësie për nëna dhe fëmijë
Dyqani për bamirësi “Teshavesha” u hap nga fondacioni humanitar “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” në Prishtinë. Të gjithë mund të kontribuojnë në të
Duke filluar nga disa e sotme, kryeqyteti i Kosovës, Prishtina bëhet me dyqan bamirës të dorës së dytë. Dyqani për bamirësi “Teshavesha” u hap nga fondacioni humanitar “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë”. Ky dyqan ka grumbulluar për më se një javë rroba të mirëmbajtura dhe të pastra nga qytetarët bamirës të vendeve të ndryshme të Kosovës në formën e donacionit të cilat tashmë shiten me çmime simbolike për nënat dhe fëmijët në nevojë.
Iniciativës iu bashkëngjitën dhe e mbështetën edhe mjaft personalitete të modës si Agnesa Vuthaj, Egzon Kazagiqi, si dhe partnerë të tjerë si SCAAK, American School of Kosova, VM3 dhe Origano Balloons.
“Prindër të dashur, tani keni mundësinë që së bashku me fëmijët tuaj të kontribuoni për një qëllim të mirë. Përdoreni këtë iniciativë të mësoni edhe fëmijët tuaj të jenë humanitarë. Jemi më të gëzuar kur shohim që humaniteti ynë përcillet gjeneratë pas gjenerate. Jemi më të lumtur nëse jemi pjesë e saj,” shprehet Ardiana Bunjaku, kryetare e Bordit në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë.
“Dyqani për bamirësi “Teshavesha” punëson gra të margjinalizuara, shet rroba të gjinive, moshave e brendeve të ndryshme me çmime të lira si dhe ndihmon nënat dhe fëmijët, të gjitha në një” ,deklaron Janine Mehmeti, koordinatore e eventeve në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë.
Në dyqanin “Teshavesha” pjesëtarët e komunitetit tonë do të kenë mundësi të dhurojnë rroba të dy gjinive e moshave të ndryshme, lodra, dekorime të vogla shtëpiake, aksesorë e mbathje të cilat pastaj shiten me çmime simbolike dhe të hyrat nga shitjet në dyqan ndihmojnë nënat dhe fëmijët.
Dyqani ndodhet prapa sheshit Zahir Pajaziti, rruga Sylejman Vokshi nr.14 (tek zyret e SCAAK) dhe do të jetë i hapur vazhdimisht nga ora 10.00-19.00 çdo të hënë deri të premte dhe me orar të shkurtuar ditëve të shtuna. Ndërkaq mbledhja e gjësendeve të cilat pastaj selektohen dhe shiten në dyqan bëhet në zyrët e SCAAK, American School of Kosova (ASK) ose direkt në zyrat e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë.
E-Diaspora
-
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë Fluturimi Prishtinë–Berlin u anulua pasi avioni u kthye në aeroport pak minuta pas ngritjes. Dyshohet se... -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj
Jeta në Zvicër
-
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS Zvicra mund të lejojë gardhet virtuale për bagëtitë, lopët do të mbajnë qafore me GPS në... -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë -
Studimi i OECD-së: Zvicranët kanë besimin më të lartë te qeveria -
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën -
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno














