Lajme
Qindra bashkatdhetarë vizituan Kuvendin e Kosovës
Këtë institucion, dje dhe sot, sipas përfaqësuesve të Ligjvënësit, e kanë vizituar qindra bashkatdhetarë. Ata janë njoftuar nga afër me punën e legjislativit
Me moton “Bashkatdhetarët në Kuvend”, për dy ditë radhazi, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka hapur dyert për të gjithë mërgimtarët, të cilët aktualisht gjenden për pushime në Kosovë. Këtë institucion, dje dhe sot, sipas përfaqësuesve të Ligjvënësit, e kanë vizituar qindra bashkatdhetarë.
“Qindra bashkatdhetarë nga vende të ndryshme të botës, janë njohur nga afër me ambientet e brendshme të Kuvendit të Kosovës dhe janë takuar me përfaqësuesit e zgjedhur të qytetarëve. Bashkatdhetarët kanë shprehur emocione të veçanta për mundësinë që iu ofrua atyre të shohin nga afër mënyrën e funksionimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.
Në këtë aktivitet tradicional të hapjes së dyerve të Kuvendit, kryeparlamentari Kadri Veseli tha se bashkatdhetarët i sheh si faktor tejet të rëndësishëm për zhvillimin e vendit.
“Bashkatdhetarët jetojnë me ne, me të arriturat tona, vështirësitë dhe sakrificat tona. Jetojnë me shpirt në Kosovë dhe duan ta shohin Kosovën të zhvilluar e të përparuar”, ka vlerësuar kryeparlamentari Veseli, sipas të cilit, propozimet dhe vërejtjet e bashkatdhetarëve, “do të jenë pjesë e politikës shtetërore që mërgatën tonë ta kthejmë në njërin ndër faktorët më të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe integrimit evropian të saj”.
Mirëpo sivjet, për herë të parë në Kuvend u shënua një incident pasi që një mërgimtarë ka hequr nga holli i Kuvendit fotografinë e ish-presidentit historik Ibrahim Rugova. Ky veprim u dënua nga kryeparlamentari Veseli, ndërsa sigurimi i Kuvendit intervenoi dhe e ktheu sërish në vend fotografinë.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











