Lajme
Majlinda, flamurtarja e Kosovës në Olimpiadën e Rios
Në një organizim të veçantë që u bë në Prishtinë, presidenti Hashim Thaçi ia dhuroi xhudistes Majlinda Kelmendi flamurin e Kosovës për ta përfaqësues në Olimpiadën e Rios
Kampionia e botës në xhudo, Majlinda Kelmendit do të jetë flamurtarja e Kosovës në Olimpiadën e Rios që do të mbahet në Brazil. Ajo sonte e mori flamurin e Republikës së Kosovës nga presidenti Hashim Thaçi, i cili para nisjes tetë olimpistët kosovarë i ka dekoruar me medalje presidenciale të meritave.
Duke iu uruar sukses garuesve kosovarë në Lojëra Olimpike, Presidenti Thaçi tha se vetë pjesëmarrja e garuesve kosovarë në olimpiadë, për të parën herë si shtete, është fitore historike.
“Është një debutim historik, një përmbushje e ëndrrës. Kemi respekt për të gjithë sportistët dhe njerëzit që kanë kontribuuar për sportin, duke e mbajtur gjithnjë ëndrrën gjallë. Kjo është një fitore olimpike, pasi do të marrin pjesë si të barabartë me të gjitha shtetet. Është kënaqësi që do të prezantohemi në Rio me flamurin tonë”, u shpreh Thaçi.
E sportistët, siç raporton “Zëri” premtuan se do ta japin më të mirën, duke synuar edhe medalje në “Rio 2016”
E në mbrëmje, shtatë garuesit: Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Rita Zeqiri, Vijona Kryeziu, Musa Hajdari, Qëndrim Guri e Urata Rama (mungoi notari Lum Zhaveli), janë pritur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili i ka dekoruar secilin prej tyre me medalje presidenciale të meritave, duke u nisur nga ambasadorja e nderit, Majlinda Kelmendi.
I emocionuar me pjesëmarrjen e parë në Olimpiadë dukej edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani. Ai po e përmbush një mision të nisur shumë vite më parë.
“E kam prit gjatë këtë ditë, jam mjaft i emocionuar. E falënderoj çdo sportist për kontributin. Po nisemi në Rio si kampionë, pasi kemi dy norma olimpike dhe sportistë kampionë botërorë dhe evropianë. Çdo rezultat është fitore për ne. Tash jemi të barabartë me të gjithë dhe kjo më bën krenar. Nuk mund të na ndalë askush shpresat për të kërkuar medalje në Olimpiadë”, deklaroi Hasani.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova 20-vjeçarja nga Malisheva humbi jetën në një aksident trafiku në Gjermani... -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori













