Lajme
Rritet në gjashtë numri i viktimave nga të shtënat në qendrën për të rinj në Gjermani
Bilanci rëndohet në Gjermani, gjashtë viktima nga sulmi në qendrën e të rinjve
Një ngjarje e rëndë dje ka tronditur Gjermaninë, ku gjashtë persona u vranë me armë zjarri në një qendër mirëqenieje për të rinj në qytetin Stade, pranë Hamburgut, transmeton albinfo.ch.
Sipas raportit të sotëm të policisë, viktimat janë katër gra dhe dy burra, të gjithë punonjës të institucionit – u qëlluan brenda ndërtesës. Pesë prej tyre humbën jetën në vendngjarje, ndërsa viktima e gjashtë ndërroi jetë në spital. Autoritetet kanë paralajmëruar se bilanci i viktimave mund të rritet.
Pas ngjarjes, policia arrestoi të dyshuarin kryesor dhe një grua që ndodhej me të, ndërsa në një fazë të hetimeve u raportua edhe për një person të tretë të ndaluar.
Sipas mediave gjermane, autori i dyshuar është një 45-vjeçar, shtetas gjerman me origjinë turke. Hetimet paraprake tregojnë se ai ishte i përfshirë në një mosmarrëveshje për kujdestarinë e vajzës së tij tre muajshe.
Autoritetet gjermane kanë theksuar se nuk ka indikacione që ngjarja të ketë motive politike apo terroriste. Sipas policisë, dyshohet se bëhet fjalë për një tragjedi të lidhur me konflikte familjare.
Gjatë operacionit policor, një makinë tip Mercedes, me të cilën dyshohet se po largoheshin personat e përfshirë, u ndal pasi policia hapi zjarr ndaj automjetit që nuk iu bind urdhrit për t’u ndalur.
Zona u rrethua menjëherë nga forcat e sigurisë, ndërsa ekspertët mjeko-ligjorë vijojnë ekzaminimin e vendit të ngjarjes. Policia ka bërë të ditur se nuk ekziston rrezik për qytetarët, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vazhdim./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova 20-vjeçarja nga Malisheva humbi jetën në një aksident trafiku në Gjermani... -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori











