Dimri në Kosovë, si në përralla
Dimri në Kosovë, si në përralla
E keni në duar këtë numër të Albinfo.ch, i cili vë theksin te potenciali turistik i Kosovës, qoftë për skijim apo në disiplina të ndryshme, ecje të organizuar në dëborë, apo thjesht pushim të qetë në natyrë të virgjër. Prandaj, nëse do t’i festoni festat e fundvitit në Kosovë apo në trojet e tjera shqiptare, ia vlen të ngjiteni pak më lart se zonat urbane të vendlindjes
Gjatë një udhëtimi në Kosovë filloi të bjerë shumë dëborë. Më kujtohen fjalët e shoqëruesit tim, një shkrimtar me vlera dhe me shumë urtësi: “Dëbora te ne është si një vel që e mbulon varfërinë dhe bën që t’i hapim sytë drejt natyrës sonë të bukur”. Ishte më se e vërtetë se pamja e vendeve ku kalonim u shndërrua në një rrëfim përrallor. Në realitet, sezoni dimëror është shumë i bukur në periferitë e Kosovës dhe në trojet e tjera shqiptare, veçanërisht në vendet malore me hapësira të pashkelura, nganjëherë edhe në gjendje autarkie.
Duke u nisur nga ky fakt, në këtë numër festiv të Albinfo.ch i kemi kthyer sytë kah bukuritë malore të Kosovës, të cilat janë fatmirësisht ende të paprekura nga urbanizmi i vendeve të zhvilluara. Kemi gjurmuar pikërisht që të mësojmë diç më tepër se çfarë aktivitetesh zhvillohen në natyrën kosovare gjatë sezonit dimëror, e që janë në harmoni me mbrojtjen e zonave malore.
Pra, të dashur bashkëkombëse dhe bashkëkombës, e keni në duar këtë numër të Albinfo.ch, i cili vë theksin te potenciali turistik i Kosovës, qoftë për skijim apo në disiplina të ndryshme, ecje të organizuar në dëborë, apo thjesht pushim të qetë në natyrë të virgjër. Prandaj, nëse do t’i festoni festat e fundvitit në Kosovë apo në trojet e tjera shqiptare, ia vlen të ngjiteni pak më lart se zonat urbane të vendlindjes.
Para se të filloni të shfletoni këtë numër në këtë ambient festiv, shfrytëzojmë rastin, lexuese dhe lexues të çmuar, që ta ndajmë me ju gëzimin e çmimit “Shqiponja e Artë”, e cila iu nda platformës Albinfo.ch në suaza të Samitit të parë të diasporës mbarëshqiptare që u mbajt në nëntor të këtij viti në Tiranë. Përpos misionit në favor të integrimit harmonik të popullatës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, platforma Albinfo.ch do të vazhdojë të punojë më tutje edhe me më shumë entuziazëm për të promovuar thesaret natyrore të vendeve të prejardhjes, të promovojë ide dhe projekte në favor të zhvillimit të qëndrueshëm të tyre, si dhe ta paraqesë një imazh joshës të hapësirave shqiptare.
Së fundi, në emër të ekipit të Albinfo.ch, më lejoni t’ ju shpreh urimet më të ngrohta për festat e fundvitit.
Të tjera nga Dimri në Kosovë, si në përralla
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Parukierja me kombinim të pazakontë – prerje, larje dhe këshilla juridike Parukierja në Bernë, Geraldine Scherler ka “guxuar” me një kombinim të pazakontë. Pse të zgjidhni midis...
-
Zgjedhjet Evropiane 2024: Një e katërta e popullsisë zvicerane ka të drejtë vote
-
Zvicër: 26-vjeçari vozit me 161 km/h në zonën e kufizimit 80 km/h
-
AAK – dega në Zvicër zgjedh strukturat drejtuese
-
Incidentet raciste në Zvicër – në rritje, veçanërisht në shkolla