Lajme
Kosor kërkon të shuhen strukturat paralele
Kroacia mbështet tërësinë territoriale të Kosovës ka deklaruar sot në Prishtinë, kryeministrja kroate, Jadranka Kosor
Kryeministrja e Kroacisë, Jadranka Kosor ka deklaruar në Prishtinë se Kroacia mbështet plotësisht ato që kancelarja gjermane Angela Merkel i ka thënë gjatë qëndrimit në Beograd, se Serbia duhet t’i shuajë strukturat paralele në Kosovë dhe se nuk mund të fitojë as statusin e kandidatit pa i zgjidhur disa probleme me Kosovën.
Këto deklarata Kosor i bëri pas takimit me kryeministrin Hashim Thaçi, me ç’rast zyrtarë të lartë shtetëror të Kosovës e Kroacisë nënshkruan disa marrëveshjeve bilaterale, përkatësisht për integrimet evropiane dhe transportin rrugor.
Sipas saj, këto qëndrime me Merkelin janë harmonizuar gjatë qëndrimit të saj në Kroaci.
Kosor, ka theksuara se Kroacia përkrah edhe vazhdimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel dhe i vjen mirë që për këtë proces e ka parë gatishmërinë e Qeverisë se Kosovës.
Në këtë rast të dy kryeministrat, Thaçi dhe Kosor, janë zotuar për thellim të bashkëpunimit në fushën ekonomike dhe të tjera.
Ndërkaq bashkë kryeministren kroate, Jadranka Kosor, në Kosovë kanë ardhur edhe zyrtarë të tjerë të lartë nga ky shtet dhe një grup i biznesmenëve kroatë, të cilët po shohin nga afër mundësitë e investimeve në Kosovë.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Trafik i ngarkuar në portalin jugor të Gotthard-it Radhë sot në portalin jugor të Gotthard dhe në pika të tjera të rrjetit rrugor kombëtar... -
Lajmet që morën më shumë vëmendje në Zvicër për këtë javë -
Kievi akuzon: Komponentët zviceranë në dronët rusë -
Zvicër: Turizmi rikuperohet pas tronditjes nga lufta në Iran -
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet












