i gëzohen fitorës
Sport
Firmat marrin të gjitha trofetë në turnirin futsal të FC Besës
Në vazhdën e përgatitjeve të sezonit pranveror dhe mbushjën e arkave të klubit, shumë klube organizojnë gara futbollitike mes ekipeve të shumta aktive dhe seniorëve pjesëmarrës që ndryshe njihet si futsal.
FC Besa në St. Gallen ka mbajtur për dy ditë turnirin në futboll të vogël ku janë ndeshur 52 ekipe të lojtarëve aktiv dhe ekipe të seniorëve bashkë me firmat pjesëmarrëse.
Nga dy ditë lojë kualifikuese e deri në finale, fitues të të gjitha trofeve të FC Besës, si në futbollin aktiv dhe për firma e seniorë, kanë dalë ekipet e firmave sponzorizuese të klubit Besa.
Fituesit e vendit të parë në futbollin e ekipeve aktive, janë të rinjët e firmës FC MFV, të cilët përmes penalltive kanë mundur në finale skuadrën “Leo& AS Carroserie” pas rezultatit 1-1 që kishte përfunduar në kohën e rregullt prej 16 minutave. Vendi i tretë ka mbetur te ekipi “Ludovig GmbH”. Ndërsa në turnirin e firmave që është luajtur të shtunën, vendin e parë e ka marrë firma “K2 Fenster AG”.
Kryesia e FC Besës, ka shpërbyler me trofe poashtu edhe lojtarin, portierin dhe ekipin me të disiplinuar. Lojtari më i mirë është shpallur sërish Pjeter Baftiaj i ekipi Ludovik, trofeu i portierit më të mirë ka shkuar në duart e Blerim Haxhijajt të ekipit te vendit të parë, FC MFV dhe fairplay është shpallur ekipi finalist „Leo & AS Carroserie“
Ndryshe, futbolli dimëror në futsal te FC Besa është një turnir tradicional prej vitesh ku takohen bashkatdhetarët e ish futbollistë të kësaj skuadre, që sivjet shënon 25 vjetorin e themelimit të klubit.
Turniri ka shkuar siç është më së miri, kemi pasur fairplay dhe pjesëmarrje edhe të lojtarëve ish-profesionist siç ishte Kristian Nushi dhe jemi shumë të kënaqur me mbarvajtjen e turnirit, u shpreh Kushtrim Koprani.
„Futsal shërben si mundësi për njoftimin e lojtarëve të rinj dhe gjetjen e përforcimeve pranverore për skaudrën tonë“.
Turniri ka qenë i ndarë për firma dhe seniorë bashkë që është zhvilluar gjatë ditës së shtunë, kurse për ekipe me lojtarë aktiv turniri është zhvilluar deri në orët e vona të së dielës.
„Sivjet kemi një rritje të ekipeve pjesëmarrja. Shikueshmëria është shumë më e madhe dhe sipas shitjeve dhe të hyrave që kemi pasur deri më tani, shikueshmëria është rritur deri në 30 përqind në krahasim me vitin e kaluar. FC Besa organizon dy turnire në vit, dimrit dhe verës, dhe kjo është një shtyllë e të ardhurave të rëndësishme për të mbuluar shpenzimet e klubit pa harruar këtu edhe numrin prej 43 sponzorëve që na mbështesin“, thotë presidenti i klubit Muhamet Krasniqi.
Për sezonin pranveror, drejtuesit e klubit kanë përforcuar skuadrën me lojtarë që kanë qenë të angazhuar në dy e tri liga me lartë. Në këtë vit jubilar, Besa synon të ngjitët një ligë më lartë.
„Është një ëndërr e jona që verës në 25 vjetorine e FC Besës ne të arrijmë të ngjitemi në ligën e dytë regjionale. Ne afatin e dimrit ne kemi sjell pesë përforcime në ekip me lojtarë që kanë luajtur dy e tri liga më lartë se ne. Lojtari i FC Gossaus, Vincenc Lazraj, që ka luajtur në ligën e parë të Zvicrës, iu ka bashkuar FC Besës. Norbert Frrokaj poashtu ka ardhur nga liga e parë dhe të tjerë që do e stabilizojnë mbrojtjen tonë“.
FC Besa aktualisht garon në ligën e tretë kantonale dhe mban pozitën e dytë me vetëm dy pikë më pak se lideri i grupit.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër Zvicra ka shumë rregulla (të shkruara dhe jo) rreth asaj që është një sjellje e pranueshme... -
Katër miliardë franga në shpenzime mjekësore “të pajustifikuara” në vit -
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën -
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër





























