Lajme
Kosova njeh Këshillin Kombëtar të Libisë
Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj, i ka dërguar një letër kryetarit të Këshillit Kombëtar të Libisë, Mahmud Xhibril
Në emër të Qeverisë së Kosovës, ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj, i ka dërguar një letër kryetarit të Këshillit Kombëtar të Libisë, Mahmud Xhibril, përmes së cilës e ka njoftuar me vendimin që Kosova njeh zyrtarisht Këshillin Kombëtar të Libisë, si autoritetin e vetëm qeverisës në këtë shtet afrikan.
“Pas një udhëtimi të gjatë dhe përpjekjeve të shumta të popullit të Libisë, njohja e qeverisë tuaj, si organi i vetëm përfaqësues legjitim i popullit të Libisë, buron nga besimi dhe mirëkuptimi jonë se kjo Qeveri mund të udhëheq procesin për të ndërtuar një Libi të bashkuar, të lirë dhe demokratike, e bazuar në sundim të ligjit, në përputhje me standarde të larta të drejtave dhe lirive të njeriut”, thuhet në letër.
Ministri Hoxhaj shpreh bindjen se siguria e të gjithë libianëve do të garantohet, në mënyrë që të hapet një kapitull i ri i lirisë dhe drejtësisë.
“Jam i bindur se lidhjet miqësore dhe bashkëpunimi në mes të Republikës së Kosovës dhe Libisë do të thellohen në vitet që vijnë. Me këtë rast, shpreh propozimin e Qeverisë sime, që dy shtetet të vendosin marrëdhëniet diplomatike”, përfundon letra e ministrit Hoxhaj.
Këshilli Kombëtar i Libisë deri më tash është njohur nga shumica e vendeve perëndimore, ndërkohë që luftimet mes kryengritësve dhe trupave qeveritare të diktatorit Moamer El Gadaf po vazhdojnë.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Trafik i ngarkuar në portalin jugor të Gotthard-it Radhë sot në portalin jugor të Gotthard dhe në pika të tjera të rrjetit rrugor kombëtar... -
Lajmet që morën më shumë vëmendje në Zvicër për këtë javë -
Kievi akuzon: Komponentët zviceranë në dronët rusë -
Zvicër: Turizmi rikuperohet pas tronditjes nga lufta në Iran -
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet












